AlbanianSport.com 20.06.2016 19:55
ASNN – Dita e 11-të e Kampionatit të 15-të Evropian të Futbollit, që po mbahet në Francë, ka luajtur dy takimet e fundit të vlefshme për grupin B.
Dhe Anglia dhe Sllovakia janë ndarë me rrjeta të paprekura në takimin midis tyre, duke ndarë nga një pikë që i kualifikon të dyja për më tej.
Ndërkohë, Uellsi është konfirmuar si surpriza e këtij grupi, pasi ka mposhtur Rusinë me rezultatin 3-0 dhe e ka mbyllur në krye të renditjes me 6 pikë.
Anglia mbetet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Sllovakia e treta me 4 pikë. Ky grup i djeg kështu Shqipërisë një shans për të shpresuar për vendin në turin e 16-shes.