Euro 2016 / Kualifikimi kuqezi, një rebus matematikor përtej dëshirës…

Share Button

Euro-2016-logo-trofeu

AlbanianSport.com 20.06.2016 13:05

ASNN – Tashme me fitoren e arritur ndaj Rumanisë, Kombëtarja kuqezi shpreson tek kualifikimi. Por tashme topi u kalon skuadrave te grupeve te tjera. Më poshtë vijojnë kombinimet se si kualifikohet Shqipëria. Do te jene 3 dite ferri dhe ankthi për Kombëtaren kuqezi deri në përcaktimin e skuadrave që do te kalojnë ne fazën tjetër. Pasi ka mundur Rumaninë, Shqipëria ka hedhur hapin e pare drejt turit të 16-shes. Me vendin e tretë në grupin A, kualifikimi është i lidhur me grupet e tjera, pasi katër skuadrat e treta më të mira do të kalojnë më tej.

Kuqezinjte kane 3 pikë dhe një diference golash -2 por asgjë nuk është e pamundur. Në dy grupe nga 5, skuadra e vendit të trete ka 3 pikë, Sllovakia ne grupin B, Irlanda e Veriut në grupin C. Shqipëria shpreson qe këto dy skuadra te qëndrojnë në këto pozicione dhe te pësojnë gola. Sllovakia duhet të mundet me 3 gola diference ndaj Anglisë dhe Irlanda Veriut me 4 gola diferencë nga Gjermania që Shqipëria të shpresojë. Persa i takon grupit D, Shqipëria është e interesuar tek sfida Republikës Çeke me Turqinë, duke shpresuar qe çekët të mos fitojnë.

Sepse përndryshe do te shkojnë ne kuotën e 4 pikëve, ndërsa skuadra turke, për tu kualifikuar, duhet te fitojë me tre gola diferencë, ndërsa një barazim do t’i linte te dy skuadrat mbrapa Shqipërisë. Dhe dita e fundit e fazës se grupeve të mërkurën do të jetë vendimtare për Shqipërinë. Ne orën 18:00, luhet grupi F. Vetëm dy kombinime ne favor të “shqiponjave”. Humbja e Portugalisë përballë Hungarisë, ndërsa rezultati i ndeshjes tjetër nuk është i rëndësishëm. Dhe gjithçka mbyllet me grupin ku ndodhet Italia.

Antonio Konte mund t’i japë një ndihmë bashkatdhetarit De Biazi, duke fituar ose barazuar me Irlandën, nëse njëkohësisht Belgjika bën te njëjtën gjë me skuadrën e Suedisë, ne një mënyrë që vendi i tretë të mos kalojë kuotën e 2 pikëve. Duket gjithçka sa e mundur, aq edhe e pamundur, por do te jetë fundi i fazës së grupeve qe do te përcaktojë nëse Shqiponjat do te vazhdojnë  ngjitjen drejt kullës “Eifel” apo ëndrra përfundon këtu.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh