AlbanianSport.com 13.12.2015 20:35
ASNN – Në fazën finale të Evropianit të vitit të ardhshëm, Shqipëria do të luajë në Grupin A bashkë me Francën vendase, Rumaninë dhe Zvicrën.
Ndeshjen e parë kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri italian Xhovani De Biazi, do ta luajë me 11 qershor 2016 në Lens ku në Stadiumin “Bollaert-Delelis” do të përballet me Zvicrën në orën 15:00.
Ndeshjen e dytë do ta luajë në Marsejë, me 15 qershor 2016, kundër vendasve të Francës në Stadiumin “Velodrom”, në orën 21:00.
Ndërsa ndeshjen e tretë do ta luajë me 19 qershor 2016 në stadiumin e Lionit, ku në orën 21:00 do të ketë përballë në një derbi ballkanik, Rumaninë.