Euro 2016 / Italia shkurorëzon Spanjën, kampionia “abdikon” fronin

Share Button

Dita-18

AlbanianSport.com 27.06.2016 08:55

ASNN – Italia kualifikohet për në çerekfinalet e “Euro 2016”-së, pasi ka mundur 2-0 Spanjën. Në St. Etienë, skuadra e trajnerit Antonio Konte, ka mposhtur kampionët në fuqi të Evropës, duke shfaqur në fushë një futboll sulmues. Kështu, në çerekfinale, Italia do të luajë me Gjermaninë.

Pas 90 minutave të luajtura në St. Etienë, Italia ka mundur Spanjën me rezultatin 2-0 dhe kualifikohet në çerekfinale të “Euro 2016”-ës. Një ndeshje guximtare e djemve të trajnerit Antonio Konte që shfrytëzojnë mjaft mirë hapësirat e krijuara nga mbrojtja spanjolle.

Fillimisht është Pelé që rrezikon për herë të parë në portën e De Geas. Më pas, në minutën e 24-t, është Parolo që rrezikon portën spanjolle. Në 33-ën vjen epërsia e Italisë. Eder ekzekuton një goditje dënimi. De Gea në vështirësi nuk e pret si duhet topin dhe Kielini, i ndodhur pranë portierit shënon.

1-0 për të kaltërit e Kontes. Pjesa e parë do të mbyllej me një kundërsulm të Xhakerinit nga krahu i majtë, i cili gjuan fuqishëm, por De Gea grushton. Në pjesën e dytë janë sërish futbollistët italianë që kanë inisiativën. Eder me një aksion personal nga krahu i djathtë i sulmit nuk arrin të shënojë, pasi topi i goditur prej tij grushtohet nga De Gea.

Për Spanjën, është Injesta që krijon rrezikun e parë në portën kundërshtare, me një goditje mjeshtërore, por edhe grushtimi i Bufonit ishte në lartësinë e duhur. Më pas është Piké që provon, por sërish portieri italian është I vëmendshëm. Në të 90-ën minutë Pelé vulos rezultatin në 2-0 për Italinë pas një sulmi të bukur të skuadrës së tij.

Gëzimi i trajnerit Konte është i ligjshëm. Tashmë, në çerekfinale, Italia do të ndeshet me Gjermaninë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh