AlbanianSport.com 13.06.2016 20:25
ASNN – Spanja ka marrë një fitore minimale ndaj Republikës Çeke, në takimin që ngriti siparin e Ditës së 4-t të Kampionatit Evropian të Futbollit “Francë 2016”. Në takimin e dytë, atë midis Irlandës dhe Suedisë, të dyja skuadrat kanë shënuar nga një gol dhe kanë ndarë nga një pikë secila. Ndërkohë, duke nisur nga ora 18:00 është luajtur takimi i parë i vlefshëm për grupin E, ku Irlanda dhe Suedia kanë shënuar nga një gol dhe kanë ndarë nga një pikë secila.
Ndeshja e zhvilluar në “Stadë dë Francë”, ka parë një lojë me dy fytyra, pasi në pjesën e parë, irlandezët janë të papërmbajtshëm, duke krijuar raste të shumta dhe të pastra për shënim, por në një pjesë të tyre janë ndëshkuar nga pasaktësia në finalizim, si dhe janë ndalur nga gardiani Isakson, madje edhe nga shtylla horizontale e portës së tij. Megjithëse pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, në të dytën janë irlandezët që e gjejnë golin e epërsisë, me autor Uesli Hulalahin.
Pas pësimit të golit në minutën e 48-të, janë suedezët që marrin komandën e lojës në dorë, duke e rrezikuar më tepër portën kundërshtare dhe duke ia dale madje t’i detyrojnë irlandezët të shkaktojnë edhe një autogol me autor Klarkun në minutën e 71-të. Pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, mbyllet në barazim 1-1 kjo sfidë midis Irlandës dhe Suedisë, ndërsa ndeshjet e dyta në këtë grup luhen të premten dhe të shtunën, më 17 dhe 18 qershor.