Euro 2016 / Irlanda shpreson të përsërisë 1994-ën përballë Italisë

Share Button

Itali-Irlande-tabela

AlbanianSport.com 22.06.2016 10:55

ASNN – Irlanda dhe Italia do të përballen sot në orën 21:00 në stadiumin e Lilës, në ndeshjen e vlefshme për grupin E. Irlandës i duhet patjetër fitorja për t’u kualifikuar në turin e 16-shes. Në vitin 1994 ishte dhe Roi Kini pjesë e skuadrës Irlandeze që arriti të mposhtë Italinë në Kampionatin Botëror të mbajtur në SHBA. Ajo ditë është e skalitur në historinë e futbollit irlandez.

Sot Roi Kini është ndihmëstrajner i Martin O’Nillit. Por të gjithë irlandezët i kanë sytë nga ai në ndeshjen e sotme për të shpresuar tek kualifikimi për në fazën tjetër, kjo dhe për faktin se Italia do të luajë pa presion pasi ka siguruar vendin e parë në grup. “Është e vërtetë, mund të shkruajmë historinë sërish”, – ka thënë O’Nilli. – Por në fund të fundit bëhet fjalë për të fituar vetëm një ndeshje futbolli.”

“Kemi mundësinë për të arritur objektivin tonë, – ka vijuar ai. – Duhet të jemi energjikë nga minuta e parë deri në të fundit.” Ndërkohë në kampin italian, trajneri Antonio Konte pasi ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të “Euro 2016”, pritet të aktivizojë lojtarë që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë. “Sot preferoj të aktivizoj lojtarët që nuk kanë minuta në këmbët e tyre në këtë Evropian, si Bernardeski, Insinje, El-Sharaui, etj.”, – ka thënë ai.

“Nuk ndodh shpesh të sigurosh kualifikimin pas dy ndeshjeve në një veprimtari kaq të rëndësishme, . ka vijuar trajneri i “Axurrëve”. – Por ne kemi luksin të luajmë pa presion në sfidën e sotme.” Rumuni Ovidiu Hategan do të gjykojë takimin e 14-të midis këtyre skuadrave, ku Italia ka një bilanc pozitiv, me 8 fitore të arritura. 3 takime të tjera janë mbyllur në barazim, ndërsa 2 të tjerat i ka fituar Irlanda.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh