AlbanianSport.com 28.06.2016 11:40
ASNN – Islanda ka mundur Anglinë 2-1, dhe e sheh veten në çerekfinalet e “Euro 2016”. Për Anglinë është dështimi i radhës në një veprimtari madhore ndërkombëtare. Menjëherë pas humbjes, trajneri Roi Hoxhson ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i përfaqësueses angleze.
E jashtëzakonshmja ka ndodhur në stadiumin e Nisës. Islanda fiton me Anglinë 2-1 dhe kualifikohet për në çerekfinalet e Evropianit 2016, ku përballë do të ketë Francën. Një tjetër “Brexit” për anglezët që, edhe në futboll, detyrohen të largohen nga Evropa me kokën ulur.
Edhe pse kalon në epërsi shumë shpejt me anë të Runit, pas realizimit të një 11-metërshi, Anglia është një skuadër e paorganizuar në fushë. Islanda nuk dorëzohet dhe vetëm pas dy minutash barazon me Sigurdsonin. Islandezët janë të pandalshëm, të shpejtë dhe anglezët nuk arrijnë të kapin ritmin e kundërshtarit.
Në minutën e 19-të, një aksion i bukur i skuadrës së trajnerit Lars Lagerbek. Sigorson me roveshatë mposht për të dytën herë portierin Xho Hart. Megjithë aktivizimin e Vardit në pjesën e dytë, Anglia nuk është bindëse. Pas humbjes trajneri i Anglisë, Hoxhson ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.