AlbanianSport.com 13.06.2016 18:45
ASNN – Franca ka ndaluar alkoolin ne zonat pranë mjediseve ku zhvillohen ndeshjet e Euro 2016. Qeveria franceze u ka kërkuar qyteteve ku zhvillohen ndeshjet e Euro 2016 te ndalojnë alkoolin ne zonat pranë mjediseve të ndeshjeve, si dhe në zonat e përcaktuara për tifozët.
Kjo kërkesë vjen tre dite pas përplasjeve mes tifozëve dhe policeve ne Marseje. UEFA po zhvillon hetime pasi tifozët ruse iu vërsulën atyre anglezë pas ndeshjes Angli-Rusi, e cila përfundoi në barazim 1-1. UEFA gjithashtu ka paralajmëruar se do t’i përjashtojë të dyja skuadrat nga kampionati nëse tifozët e tyre kryejnë akte te tjera dhune.
Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kazënëv, u shpreh se ka kërkuar marrjen e të gjitha masave te nevojshme për ndalimin e shitjes, konsumit dhe transportit të pijeve alkoolike ne zonat e ndjeshme gjatë ditëve të ndeshjeve ose ditën para tyre, si dhe në ditët kur zonat e përcaktuara për tifozët janë të hapura.