AlbanianSport.com 17.06.2016 15:20
ASNN – Spanja dhe Turqia do te përballen sot ne oren 21:00 ne takimin e dyte te vlefshëm për grupin D. Iberikët duan fitoren për te siguruar kualifikimin, ndërsa, nga ana tjetër, ballkanasit do te ishin te kënaqur dhe me një pike. Kështu, sonte, Spanja dhe Turqia do te përballen me njëra-tjetrën duke pasur dy objektiva te ndryshme.
Iberikët, kampionë ne fuqi të kontinentit, do te kërkojnë fitoren për tu kualifikuar për ne fazën tjetër, ndërsa Turqia kërkon te marre një rezultat pozitiv për te mbajtur gjalle shpresat e kualifikimit. Ne takimin e pare, spanjollët kane vuajtur ndaj Republikës Çeke, por, në fund, kane arritur fitoren fale një goli te Zherard Pikesë.
Trajneri spanjoll, Visente Del Boske nuk do te ndryshoje asgjë nga takimi i parë, duke i besuar në sulm Alvaro Moratës, të mbështetur nga David Silva dhe Nolito. “Përpara kemi një sfide tepër te vështirë, – ka thënë ai. – E dimë qe Turqia është një ekip i fortë dhe sot ka ndeshjen e jetës.”
“Por, ne duhet te bëjmë lojën tone dhe të mos i lëmë hapësirë kundërshtarit, – ka vijuar Del Boske. – Shpresoj qe sulmi te jete efikas ne ndeshjen e sotme.” Ndërkohë, homologu i tij turk, Fatih Terim, do te bëjë vetëm një ndryshim ne krahasim me takimin e pare te humbur ndaj Kroacise.
Ne sulm, do te luaje nga minuta e pare ish-sulmuesi i Gallatasarajit, Burak Jillmaz. “Me Spanjën do te ishim te kënaqur dhe me një pikë, – ka thënë ai. – E dimë forcën tone, por, ne futboll gjithçka mund te ndodhë. Kemi patur presionin e mediave turke këto ditë pas humbjes në takimin e parë.
“Sidoqoftë, shpresoj qe edhe fati të mos na mungojë”, – ka përfunduar trajneri i Turqisë. Ndeshja e sotme do te luhet duke nisur nga ora 21:00, ne “Stadë dë Nisë” dhe do te gjykohet nga serbi Milorad Maziç.