Euro 2016 / Debutim drithërues, por na ndëshkon përvoja & kapiteni me Zvicrën

Share Button

Shqiperi-Zvicer-rezultati

AlbanianSport.com 11.06.2016 17:10

ASNN – Kombëtarja shqiptare ka humbur ndeshjen e parë në finalet e Evropianit “Francë 2016”, atë ndaj Zvicrës. Ka mjaftuar një gol i realizuar nga qendërmbrojtësi Shar që në fillim të takimit, për t’u dhënë zviceranëve 3 pikët e para në grupin A. Megjithë rastt e krijuara, futbollistët kuqezinj nuk arritën ta ndryshojnë rezultatin. Ndërsa duhet theksuar se Shqipëria e ka mbyllur takimin me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Canës.
Debutimi i Shqipërisë në “Euro 2016” nuk ka shkuar ashtu siç do të dëshironin shqiptarët. Në stadiumin e Lensit, të veshur kuqezi, Kombëtarja i ka zhgënjyer të gjithë, jo vetëm me golin e pësuar që në minutën e 5-të, nga Zvicra, por sidomos për ato raste të shpërdoruara, të cilat duhej të çonin në, barazimin madje dhe fitoren e takimit. Një gabim i portierit Etrit Berisha bën që Fabian Shar të shënojë me portën e boshatisur dhe 1-0 për Zvicrën.
Futbollistët kuqezi mundohen të reagojnë dhe, në minutën e 31-të, Shqipëria humbet rastin më të mirë për të barazuar rezultatin, kur Sadiku i vetëm para porte nuk ka mundur të shënojë, pasi portieri Jan Somer ia ka devijuar goditjen. 5 minuta më vonë, skuadra kuqezi merr një goditje tjetër, pasi mbetet me 10 lojtarë. Në një gjest papërgjeshmërie në kufinjtë e sabotimit, duke patur parasysh përvojën e tij, por edhe përmasat epike të kësaj ndeshjeje, kapiteni Lorik Cana merr kartonin e dytë të verdhë dhe njëkohësisht të kuqin.
Duhet theksuar se të dy kartonët e verdhë, në mënyrë të pashpjegueshme, qendërmbrojtësi i Nantës në kampionatin francez, i mori brenda 14 minutash, të parin në mënyrë krejt amatoreske dhe të pakuptimtë. Pas kartonit, ka goditje dënimi për Zvicrën. Godet Xhemajli dhe topi prek shtyllën. Drithërimë në stolin kuqezi, por edhe në shkallët e stadiumit. Në pjesën e dytë, trajneri i Shqipërisë, Xhovani de Biazi mundohet të freskojë skuadrën.
Ai nxjerr nga loja Taulant Xhakën dhe Odise Roshin, duke aktivizuar në vend të tyre, Kaçen dhe Cikalleshin. Në minutën e 75-të, me një lëvizje të bukur brenda zonës, Sadiku provon të godasë nga krahu i djathë i sulmit kuqezi në pozicion të prirët, por topi godet rrjetën e jashtme të portës zvicerane. Në fund të takimit, Shkëlzen Gashi humbet një tjetër rast për të barazuar rezultatin. I vetëm me portierin Somer, ai nuk godet saktë, pasi gardiani i portë helvete e devijon topin jashtë kuadratit.
Ky rast i shkuar dëm ka shuar përfundimisht shpresat për skuadrën kuqezi për të marrë të paktën një pikë nga kjo sfidë. Pas ndeshjeve të para në grupin A, Franca dhe Zvicra ndodhen në krye me nga 3 pikë, ndërsa Rumania dhe Shqipëria kanë 0 pikë. Takimet e radhës në grupin A luhen të mërkurën, më 15 qershor dhe Shqipëria përballet me vendin organizator, Francën, ndërsa Zvicra ndeshet me Rumaninë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh