Euro 2016 / Anglia, e bindur në fitore, Sllovakia beson tek kualifikimi

Share Button

Sllovaki-Angli-tabela

AlbanianSport.com 20.06.2016 14:25

ASNN – Sonte, në orën 21:00 do te luhen dy ndeshjet e fundit te grupit B. Të katër skuadrat janë në loje për të kërkuar kualifikimin. Anglisë i mjafton vetëm një pikë ndaj Sllovakisë ndërsa, ne ndeshjen tjetër, Rusisë i duhet patjetër fitorja përballe Uellsit. Anglia e ka fatin në dorën e saj, por duhet të tregohet e kujdesshme, sepse ndeshja kundër Sllovakisë është e rëndësishme, pasi mund të përcaktojë dhe vendin e parë në grup.

Trajneri i anglezëve, Roi Hoxhson, është nën presion, pasi ka vendosur të mos aktivizojë nga minuta e parë Vardin dhe  Starrixhin, dy lojtarë që i dhuruan fitoren Anglisë ndaj Uellsit. “Nuk mendoj se është e rëndësishme që të bëj këto ndryshime në formacion, edhe pse ka shume persona që vijnë dhe më thonë për te ndryshuar, – ka pohuar ai. – Sot do të luajë sërish Harri Kejni dhe jemi të bindur për fitoren.”

Në kampin tjetër, Marek Hamshik, protagonist në fitoren e Sllovakisë ndaj Rusisë është njeriu nga i cili pritet më shumë. Trajneri Jan Kozhak shprehet optimist në marrjen e një rezultati pozitiv. “Mendoj se kemi elementët e duhur për të arritur një rezultat pozitiv ndaj Anglisë, – ka thënë ai. – Nga minuta e parë do të luajë Hamshiku, së bashku me Vladimir Vaisin. Kualifikimin e kemi vetë në dorë.” Kjo ndeshje do të luhet duke nisur nga ora 21:00 dhe do të gjykohet nga spanjolli Karlos Velasko Karbajo.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh