AlbanianSport.com 12.01.2014 10:55
ASNN – Erzeni i Orman Vorës bëhet gati për të luajtur miqësoren e pestë në prag të fazës së dytë të kampionatit, i cili nis më 22 shkurt 2015.
Pasi ka humbur me Ilirinë 0-5, Sopotin 0-2 dhe Burrelin 1-3, por dhe ka fituar me Teutën B, 4-0, tashmë ka vendosur të luajë me kryesuesit e grupit të Jugut të Kategorisë së Dytë, Gramshin.
Kjo ndeshje, sipas informacionit që kanë dhënë shijakasit në faqen e tyre të “Faceboook”-ut, do të luhet në ora 11:30 në kompleksin e Olimpikut në Yrshek.
Dhe duket se do të jetë prova e fundit e të dyja ekipeve para startit të fazës së dytë, më 22 shkurt.