AlbanianSport.com 13.02.2015 11:35
ASNN – Erzeni nuk e ka mbyllur ende merkaton dimërore, atje ku kërkon të përforcohet sa më shumë me idenë e krijimit të një skuadre pretendente, e cila do të arrijë që të ngjitet në Kategorinë e Parë.
Të paktën sipas shefit të klubit të futbollit të Erzenit, Altin Keçi, Erzeni ka bërë lëvizje të mira dhe të mrekullueshme në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër. “Kemi kohë që kemi nisur fazën përgatitore dhe besojmë se do dalim në të parën”, – ka thënë ai.
“Portieri Sulejman Hoxha pati oferta ne Sllovaki, kështu që vendosi të largohej, – ka vijuar Keçi. – Por porta është e sigurt në duart e gardianit Livani. Për ne merkato akoma s’ka mbaruar.”
Erzeni është kandidat i fortë për t’u ngjitur nga Veriu i Kategorisë së Dytë në të Parën.