AlbanianSport.com 16.10.2014 20:25
ASNN – Kryesuesja e grupit të Veriut në Kategorinë e Dytë, Erzeni, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për periudhën e pushimit të kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares së të rriturve, asaj të Nën-21-vjeçarëve dhe asaj të Nën-19-vjeçarëve.
Dhe për rrjedhojë sot është nisur drejt Turqisë, atje ku do të qëndrojë për pesë ditë në Stamboll, ndërsa do të bëjë dhe ndeshje miqësore.
Ndërkohë që ecuria e mirë e kësaj skuadre, e cila ka 15 pikë në 6 javë kampionati duket se jep shpresa që Erzeni, sezonin e ardhshëm, të jetë në Kategorinë e Parë.
Ndaj dhe tashmë janë zgjedhur stërvitje dhe ndeshje miqësore në Turqi.