AlbanianSport.com 14/01/2024 23:35
ASNN – Skuadra e tij mori një barazim pa gola në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores në fushën e Laçit, por trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, u shpreh se ekipi i tij mund të merrte më shumë nga ky takim dhe se duhet të vazhdohet puna për sfidën e radhës. “Normalisht në momentin kur nuk shënon, ndeshja mund të merrte një rrjedhë tjetër”, – ka deklaruar kreu i stolit të shijaksve.
“Duhet të kishim shënuar, por nuk e bënë. Laçi në pjesën e parë ishte më mirë se ne. Por në pjesën e dytë menduam ndryshova skemë. Rastet i kishim si ne si Laçi, – ka vijuar ai. – Nëse do të shënonim ndeshja do të kishte një rrjedhë tjetër. Nga mënyra se si shkoi ndeshja prisja më shumë. Intensiteti nuk më mjaftoi, sepse loja ecte me hapa të ngadalta.”
“Kam besim te kjo skuadër që kam krijuar, por besimi është dhe ne duhet të ulim kokën e të punojmë, – ka këmbëngulur Deliallisi. – Grupi është i rëndësishëm, harmoninë ta mbajmë në nivel të lart. Të bëjmë maksimumin. Unë punoj shumë qetë. Ulim kokën dhe punojmë qetë. Në momentin që besojnë presidenti-trajneri-lojtarët në një linjë, puna shkon shumë qetë.”
“Jam një njeri me këmbë në tokë dhe nuk mund të flas për gjëra të mëdha. Por nuk jam as inferior ndaj kundërshtari. Asnjë shenjë mbivlerësimi për skuadrën, por as nënvlerësim”, – ka përfunduar trajneri i Erzenit.