Gjergj Vyshka 16.01.2016 18:10
Suela Mëhilli, skiatorja shqiptare në Itali, të enjten ka qenë në një tjetër garë të mirë. Në Kieza Valmalenko, në disiplinën e Sllallomit Gjigant, ajo është renditur në vendin e 58-të mes 86 konkurrentëve, atje ku 22 skiatore nuk kanë arritur ta përfundojnë garën.
Në rrëshqitjen e parë, Mëhilli ka fiksuar kohën 1’15”00, kurse në të dytën 1’12”49 dhe me kohën totale 2’27”49 ajo është renditur në vendin e 58-të.
Që kështu shfaq rritjen galopante të saj në kushtet kur një ditë më parë, po në Sllallomin Gjigant, ka qenë në vendin e 80-të.
E kësisoj vijon të ketë një gjendje më të mirë se Erion Tola, i cili në tre gara nuk ka mundur të përfundojë asnjërën.