Xhudo / Nora Gjakova, medaljen të artë në “Turneun e Hapur të Tunizit”
Albaniansport.net 18.01.2016 20:05
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, xhudistja pejane, Nora Gjakova, ka zënë vendin e parë në turneun e xhudos “Afrikan Open Tuniz”.
Xhudistja kosovare ka mposhtur në finale e kategorisë së peshës trupore deri në 57 kg, italianen Martina Lo Xhudiçe.
Medaljen e artë, Gjakova e kishte fituar edhe vitin e kaluar në të njëjtin eveniment dhe ka vijuar të mos e lëshojë atë. Drejt kësaj medaljeje, Nora korri katër fitore.
Turin e parë ajo e ka kaluar “aforfe”, kurse në turin e dytë, ajo e ka mposhtur xhudisten nga Bregu i Fildishtë, Zuleiha Abzeta Dabonë.