Volejboll / Pse Komisioni i Disiplinës ka kapërcyer kompetencat & rregullat…
Nga Gjergj Vyshka 24.03.2017 21:45
Praktikisht për të marrë vendimet, që në fakt nuk kanë qenë krejtësisht uniforme, duhet të ketë një dosje të plotësuar. Ka një parim, sipas specialistëve të volejbollit dhe të arbitrimit të këtij sporti, që në dënimet në lojën e volejbollit është ndarja e barabartë, apo në mënyrë proporcionale.
Dënimet e Komisionit të Disiplinës e tejkalojnë këtë parim. Një lojtar, që gjatë ndeshjes dënohet me karton të kuq, për çdo gabim tjetër pas kartonit të kuq dënohet me largim për një set nga ndeshja. Pra lojtari i dënuar në mesin e setit të dytë nuk luan deri në fund të tij, por rikthehet në lojë në setin e 3-të të po asaj ndeshje.
Këtë parim Komisioni i Disiplinës e ka anashkaluar, teksa dënon me një ndeshje lojtarë që nuk janë dënuar direkt në fushën e lojës. Nëse Komisioni i Disiplinës merr përsipër të zëvendësojë gjyqtarët që tolerojnë në fushën e lojës, kjo është komplet jashtë kompetencave të tij.
Por ama nuk mundet të japi një dënim më të rëndë nga ajo që parashikon rregullorja e lojës. Gjyqtari i parë i ndeshjes ka gjykuar se nuk ka shkelje të rregullores dhe nuk e ka dënuar një lojtar dhe e dënon Komisionin e Disiplinës, ndërsa kështu shënjestron gjyqtarët. Dhe kjo nuk është normale.