(Shqip) Rrëfehet Romela Begaj: Peng që nuk e theva rekordin botëror

Share Button

Romela-Begaj-qan-2014

AlbanianSport.com 14.11.2014 12:55

ASNN – Romela Begaj, kampionia e Botës në stilin e shkëputjes në peshën 63 kg, në një rrëfim ekskluziv për A1 Report, ka deklaruar se i ka mbetur peng mosthyerja e rekordit të botës. “Kënaqësi e madhe kjo medalje e artë dhe ky triumf, – ka deklaruar ajo. – Objektivi im ishte thyerja e rekordit të botës. Peng që nuk e theva, por megjithatë jam e lumtur. Kam besim se edhe në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm do të vazhdojë në të njëjtin ritëm.”
“Medalja e artë ka qenë me shumë mundim dhe vuajtje, – ka vijuar Begaj. – Falënderoj të gjithë shqiptarët për mbështetjen. Falënderoj nga zemra krerët e shtetit shqiptar për urimet. Mbi të gjitha falënderoj Luan Shabanin, i cili ka një meritë të veçantë në marrjen e kësaj medaljeje të artë dhe në këtë triumf. Më duhet të them se në këtë sukses më ka mbështetur shumë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, të cilën gjej rastin ta falënderoj.”
“Sportistët duhet të trajtohen dhe shumë shpresoj që gjërat tashmë të ndryshojnë për mirë”, – ka thënë peshëngritësja, e cila më pas ka deklaruar se së bashku me Daniel Godellin e kanë siguruar kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Në të njëjtën kohë, trajneri i Romela Begajt, Gazmend Hakcani ka pranuar se ka qenë një garë shumë e fortë. “Romela si në shkëputje, ashtu dhe në shtytje ka dhënë maksimumin”, – ka thënë ai.
“Ishte gara më e fortë e Botërorit, sepse ka pasur shumë konkurrencë. Por gjithsesi jemi të kënaqur”, – ka përfunduar trajneri dhe njëkohësisht bashkëshorti i Romela Begajt, Gazmend Hakcani.

  

(Shqip) Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Archives

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Albanian Sports News Network (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh