FSHF / Etika pezullon Ilion Likën, Arben Muskajn & Ganiol Kaçulin për trukime

Share Button

FSHF-Komisioni-Etikes-2015-tjeter

AlbanianSport.com 21.04.2015 16:10

ASNN – Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar sot 3 futbollistë të ekipeve të Kategorisë Superiore për komplotim në influencimin e rezultatit të ndeshjeve. Më konkretisht, Etika ka dënuar sot portierin e Flamurtarit, Ilion Likën për tolerim të dy ndeshjeve të kampionatit shqiptar, atë ndaj Partizanit dhe atë ndaj Kukësit.
Po kështu, me të njëjtin motivacion është ndëshkuar futbollisti i Partizanit, Arben Muskaj, për ndeshjen ndaj Laçit, si dhe futbollisti i Elbasanit, Ganiol Kaçuli, për ndeshjen ndaj Partizanit. Të 3 këta futbollistë janë dënuar me nga 6 muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë.
Duhet theksuar se, më 11 shkurt të këtij viti, për të njëjtën akuzë, Etika ka dënuar edhe dy futbollistët, Arjan Pisha i Elbasanit dhe Alfred Osmani i Teutës. Sipas Komisionit të Etikës, Pisha është komplotuesi i 3 ndeshjeve, madje për këtë futbollist është depozituar edhe një kallëzim penal në Prokurori.
Ndërkohë, Etika pati ndëshkuar edhe gardianin e portës durrsake, Osmani, i cili akuzohet se toleroi ndaj Flamurtarit në Vlorë, ndeshja që përfundoi 2-1 për vlonjatët në atë shfaqje të shëmtuar në minutat e fundit.

  

(Shqip) Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Archives

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Albanian Sports News Network (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh