AlbanianSport.com 17/01/2020 22:35
ASNN – Kampionati i 5-të i Ligës Amatore të Volejbollit ka luajtur përgjatë ditëve të javës, nga e hëna, deri të premten, në palestrën e Shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, ndeshjet e javës së tij të 4-t dhe, në grupin A, aty ku bëjnë pjesë 10 skuadra dhe ku ndeshjen e fiton skuadra që fiton 3 sete, kryesojnë ekipi i “Ritech” A dhe ai i “Old School”. Këto dy ekipe janë të vetmet që kanë korrur 4 fitore në po aq javë dhe të hënën, “Ritech” A ka mundur në 4 sete skuadrën “Hako”.
Kjo e fundit e fitoi setin e parë 25-23, por “Ritech A” u rikthye të fitojë 3 setet e tjera dhe gjithë takimin 3-1, duke kryesuar tanimë me pikë të plota, 12, teksa ka fituar po aq sete dhe ka lëshuar vetëm 1. Ndërsa “Old School” ka fituar në 3 sete dhe me shifra bindëse ndaj Bankës “BKT” dhe mban vendin e dytë me 11 pikë. Në takimet e tjera, “SmartCom”, Banka “UBA” dhe “Tring” korrën fitore, duke ngjitur shkallë në tabelën e renditjes.
Ndërkaq, në grupin A, aty ku bëjnë pjesë 11 skuadra dhe ku ndeshjen e fiton skuadra që fiton 2 sete, kryesojnë ekipi i “Lufthansa Industry Solutions” dhe ai i Bankës “Credins”, që kanë korrur gjithashtu 4 fitore në po aq javë. “Lufthansa Industry Solutions”, e cila ende nuk ka lëshuar asnjë set, mundi bindshëm në dy sete ekipin e “FAMA”, e cila në 3 javët e para kishte korrur vetëm fitore, ndërsa Banka “Credins” nuk e pati edhe aq të lehtë përballë “Infosoft Systems”, duke lëshuar një set.
E ndërkohë që “FAMA” frenohet, asaj i është bashkuar në kuotën e 6 pikëve edhe “Hygeia”, ndërsa një pikë më prapa është edhe “Raiffeisen Bank”, që fituan në dy sete në javën e 4, përkatësisht ndaj “SIGAL Uniqa” dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. “Hygeia” ende nuk ka lëshuar asnjë set në 3 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, ndërsa 3 ndeshje ka luajtur edhe “Raiffeisen Bank”, që sidoqoftë ka pësuar një humbje. Ndërkohë që Telekom Albania ishte pushim për efekt kalendari, Shoqëria Civile fitoi 2-1 në duelin e fundtabelës me “Ritech” B.
Kampionati i 5-të i Ligës Amatore të Volejbollit
Ndeshjet e javës së 4t:
Grupi A
Hako Volley – Ritech Volley A (13.01.2020) 1-3 (25-23, 20-25, 17-25, 19-25)
AGNA Group – Smartcom (14.01.2020) 0-3 (19-25, 21-25, 15-25)
EDEN – UBA Bank (15.01.2020) 2-3 (25-18, 28-26, 27-29, 23-25, 5-15)
Old School – BKT Bank (16.01.2020) 3-0 (25-7, 25-19, 25-17)
Deka Volley – Tring (17.01.2020) 1-3 (25-21, 12-25, 22-25, 10-25)
Renditja
Nr. | Skuadra | N. | F. | H. | Setet | Pikëaverazhi | Pikë |
1. | Ritech | 4 | 4 | 0 | 12-1 | 323-210 | 12 |
2. | Old School | 4 | 4 | 0 | 12-3 | 349-257 | 11 |
3. | Eden | 4 | 3 | 1 | 11-6 | 390-319 | 9 |
4. | UBA BANK | 4 | 3 | 1 | 9-8 | 324-332 | 8 |
5. | SMARTCOM | 4 | 2 | 2 | 6-6 | 260-259 | 6 |
6. | AGNA | 4 | 2 | 2 | 7-8 | 263-254 | 5 |
7. | TRING | 4 | 1 | 3 | 9-10 | 411-389 | 3 |
8. | DEKA | 4 | 1 | 3 | 4-10 | 268-337 | 3 |
9. | HAKO | 4 | 0 | 4 | 3-12 | 285-372 | 0 |
10. | BKT BANK | 4 | 0 | 4 | 1-12 | 197-333 | 0 |
Grupi B
Telekom Albania (Pushim)
FSHZH – Raiffeisen Bank (13.01.2020) 0-2 (9-25, 18-25)
Lufthansa I.S. – FAMA (14.01.2020) 2-0 (25-19, 25-12)
Credins Bank – Infosoft Systems (15.01.2020) 2-1 (25-17, 19-25, 15-9)
Hygeia – Sigal Uniqa (16.01.2020) 2-0 (25-23, 25-23)
Ritech Volley B – Shoqeria Civile (17.01.2020) 1-2 (25-19, 12-25, 8-15)
Renditja
Nr. | Skuadra | N. | F. | H. | Setet | Pikëaverazhi | Pikë |
1. | LUFTHANSA I.S. | 4 | 4 | 0 | 8-0 | 200-126 | 8 |
2. | credins bank | 4 | 4 | 0 | 8-2 | 206-145 | 8 |
3. | fama | 4 | 3 | 1 | 6-3 | 183-157 | 6 |
4. | HYGEIA | 3 | 3 | 0 | 6-0 | 150-92 | 6 |
5. | RAIFFEISEN BANK | 3 | 2 | 1 | 5-2 | 160-110 | 5 |
6. | INFOSOFT SYSTEMS | 4 | 2 | 2 | 5-6 | 201-210 | 5 |
7. | SIGAL UNIQA | 4 | 1 | 3 | 3-6 | 187-196 | 3 |
8. | SHOQËRIA CIVILE | 4 | 1 | 3 | 3-7 | 112-195 | 2 |
9. | TELEKOM AL | 3 | 0 | 3 | 1-6 | 119-166 | 1 |
10. | FONDI SH. ZH. | 4 | 0 | 4 | 1-8 | 123-211 | 1 |
11. | RITECH B | 3 | 0 | 3 | 1-6 | 113-159 | 1 |