Emin Lishi, një “notim” që nisi te Vllaznia e përfundon tek Partizani (II)

Share Button

Emin-Lishi

Gjergj Vyshka 20.05.2015 15:40

… vijon nga dje

Rreth një muaj më parë, në kuadrin e Kampionatit kombëtar të të rriturve dhe të rinjve në not në pishinën 25-metërshe, Federata Shqiptare e Notit ka nderuar me titullin “Mirënjohje” një nga figurat dhe kuadrot e saj më të ndritur. Është fjala për Emin Lishin, i cili sot është 70 vjeç, por ka mbi gjashtë dhjetëvjeçarë që merret me notin. Asnjëherë i mërzitur me ujin, edhe sepse ai vjen nga Shkodra, një qytet i rrethuar në të katër anët nga uji.

“Në moshën 10 vjeçare kam nisur të merrem me notin tek Vllaznia. Dhe në 1958 jam për herë të parë kampion me pionerët për ngjyrat e qytetit tim Vllaznia. Më pas kampion me të rritur dhe të rinj deri në vitin 1970, kohë në të cilën vendosa që të largohesha nga aktiviteti si sportist”, – ka nisur të rrëfehet Emin Lishi, i cili kujton me nostalgji bashkohësit e tij si Tef Shestani, Idriz Muço, Niko Pema, Dhori Doka, Kastriot Karamuço etj.

“Me Vllazninë kam thyer fillimisht 7 rekorde kombëtare, ndërsa isha kampion në 100 dhe 200 metra shpinë, – shpjegon Lishi. – Madje përgjatë periudhës 1958-1964 po për Vllazninë kam bërë edhe boks, edhe vaterpolo. Në total janë 38 rekorde kombëtare të thyera.” Por fundi i vitit 1964 do të shënonte dhe thirrjen ushtar dhe më pas anëtarësim tek klubi Partizani. Shans, apo mungesë fati. Veçse pjesa e gjatë e karrierës së tij me Partizani, si sportist fillimisht e më pas si trajner, ka shënuar nguljen përfundimtare në Tiranë.

“Edhe po të kishim dëshirë të largoheshim pasi kishim mbyllur ushtrinë nuk na linin, – kujton veterani i notit shqiptar. – Mos harroni që një gjeneral si Petrit Dume vendoste për gjithçka. Unë e quaj dhe fat, sepse Tirana me gjithçka që ka është Tiranë”. Dhe me të kuqtë, Lishi i notit arrin të tjera maja. Ndonëse 1968 shënon dhe thyerjen e parë. I thyejnë rekordin kombëtar, por në të njëjtën kohë nuk e lënë të jetë “kampion”. Por që një vit më pas gjithçka do të kthehet në favorin e Emin Lishit.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh