AlbanianSport.com 07/09/2019 23:40
ASNN – Islanda mposht në shtëpi Moldavinë 3-0, Turqia vuan deri në fund, por e thyen Andorrën 1-0. Të shtunën janë luajtur edhe dy takimet e tjera të grupit H të Eliminatoreve të Evropianit 2020, grup në të cilin bën pjesë Shqipëria.
Dhe Islanda nuk e ka falur në shtëpi Moldavinë, duke e mundur me rezultatin 3-0 dhe duke ruajtur hapin me dy rivalet e kreut. Pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të vendasve, falë golit të realizuar nga Sigthorson pas një gjysmë ore lojë.
Në pjesën e dytë, Bjarnason do t’i çojë shifrat në 2-0 për islandezët, me golin e shënuar në minutën e 55-të. Çdo shpresë e miqve për t’u kthyer në këtë ndeshje do të shuhen 13 minuta para fundit.
Atëherë kur Bëdvarson do të shënojë edhe golin e 3-të të nordikëve, që mbeten në kuotën e 12 pikëve, po aq sa ka edhe Franca, por edhe Turqia, që ka vuajtur deri në fund në shtëpi, por ka arritur sidoqoftë ta mposhtë Andorrën me një gol të vetëm.