Eliminatoret e Euro 2020 / Deshomp: Shqipëria, një kundërshtar i vështirë

Share Button

AlbanianSport.com 01/12/2018 18:05

ASNN – Pas hedhjes së shortit të Evropianit të 2020-tës ka folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar edhe trajneri i Francës, Didië Deshomp, për të cilin, Shqipëria mbetet një kundërshtar që meriton respekt. Për 50-vjeçarin francez, Shqipëria e De Biazit dhe Shqipëria e Panuçit janë dy realitete të ndryshme. Franca është skuadra favorite në grupin H, por, për trajnerin e saj, Shqipëria mbetet sidoqoftë, një kundërshtar që meriton respekt.

“Grupi është ai që është, – ka thënë Deshompi. – Shqipërinë e njohim, sepse jemi takuar disa herë dhe kam kënaqësi ta takoj sërish trajnerin Kristian Panuçi, sepse e kam patur edhe lojtar kur isha trajner tek Monako. Janë gjithnjë të ndërlikuara këto ndeshje dhe tani presim kalendarin, për të ditur se kur do të përballemi. Kemi hasur gjithnjë vështirësi kur jemi përballur me Shqipërinë, sepse është një skuadër për të cilën unë ka respekt dhe janë shumë lojtarë të saj që po luajnë mirë nëpër Evropë.”

“Prandaj do t’i japim asaj gjithë vëmendjen e duhur, do të përgatitemi sa më mirë kur të vijnë përballjet me Kombëtaren shqiptare”, – ka shtuar trajneri i kampionëve të botës nuk pranon të bëjë dallime midis kundërshtarëve të grupit. “Është e vështirë ta dijmë me saktësi sot, – ka thënë Deshompi. – Sigurisht, Islanda bëri një Evropian shumë të mirë në 2016-ën në vendin tonë. Nuk e di sesa e fortë është Turqia tani, por nuk ka qenë kurrë e lehtë të shkosh atje.”

“Po kështu them edhe për Shqipërinë dhe nuk mund të zgjedh një skuadër, – ka shtuar ai. – Por do ta shohim në fushën e blertë dhe jam i bindur se do të kemi ndeshje të vështira në këtë grup.” Për 50-vjeçarin, Shqipëria e De Biazit dhe Shqipëria e Panuçit janë dy realitete të ndryshme. “Nuk dua të bëj krahasime, sepse ndryshe nga kjo e Panuçit, ajo e mëparshmja ishte një tjetër periudhë. Sigurisht, para Kristian Panuçit, ishte shumë e vështirë për ne kundër Shqipërisë. Por, tanimë është një histori e re dhe do të shohim” – ka përfunduar trajneri i Francës, Didië Deshomp.

Në fakt, Deshompi ka të drejtë në komentin e tij, pasi Shqipëria ka luajtur përballë Francës së tij ndeshje të nivelit të lartë, si në fazën eliminatore, ku zhvilloi dy ndeshje miqësore (një barazim dhe një fitore në Elbasan), por edhe në fazën finale të Evropianit, ku fitoi Franca 2-0 me golat e Grizmanit dhe të Pajesë, por vetëm në fundin e ndeshjes, sepse deri në atë moment Shqipëria po shkëlqente si asnjëherë tjetër, duke premtuar të merrte në barazim historik në Evropian.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh