AlbanianSport.com 15.09.2016 18:55
ASNN – Elbasani beson se me merkaton që kanë bërë deri më tani nuk do ta diskutojnë ngjitjen në Superiore dhe nëse në fund nuk do ta realizojnë këtë objektiv atëherë mund të cilësohet si një dështim.
Duke qenë se këtë sezon financat janë të garantuara nuk ka qenë e vështirë për të afruar lojtarë cilësorë, pasi Elbasani është një qytet dhe skuadër që i “josh” futbollistët edhe me traditën që ka.
Edhe pse deri tani janë afruar 6 lojtarë, mediat sportive të ditës, që i referohen kampit verdheblu pohojnë se ajo vijon të jetë e hapur dhe nuk përjashtohet mundësia që të vijnë të tjerë lojtarë.
Bashkia e Elbasanit ajo që ka marrë përsipër gjithçka dhe kontratat janë firmosur nga administratori Florenc Kushi. Me financa të garantuara dhe me lojtarë cilësorë pritet që Elbasani ta arrijë me sukses objektivin e Superiores, edhe pse është ende herët për të folur rreth kësaj çështjeje.