AlbanianSport.com 02.11.2016 16:10
ASNN – Me takimin midis Elbasanit dhe Sopotit, që përfundoi në barazim 1-1, është mbyllur edhe java e 6-të e Kategorisë Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Fati i kësaj ndeshjeje, të zhvilluar në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është vendosur që në pjesën e parë, me nga një gol të shënuar nga secila skuadër.
Elbasani dhe Sopoti kanë shënuar nga një gol dhe kanë ndarë nga një pikë secila, në takimin midis tyre, të vlefshëm për javën e 6-të të grupit B të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Pjesa e parë e sfidës së zhvilluar në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka qenë kryesisht e barazpeshuar.
Të parët që kanë kaluar në epërsi, pas 20 minutash lojë, janë librazhdasit. Mumajesi përfiton nga një vertikalizim i saktë dhe, përtej përpjekjeve të mbrojtjes elbasanase për të larguar topin, ruan gjakftohtësinë dhe përshëndet rrjetën. Vendasit reagojnë dhe është Kasa ai që shkon dëm një rast të pastër për shënim në minutën e 35-të, kur godet pasaktësisht në pozicion të volitshëm brenda zonës.
Megjithatë, Kasa do ta korrigjojë gabimin e tij 4 minuta më pas, kur do të harkojë bukur në zonë për Lutaj, që godet saktësisht me kokë dhe përshëndet rrjetën. Me këtë barazi në rezultat do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat, pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, nuk do të sjellin gola të tjerë. Kështu, ky derbi i fundtabelës mbyllet në barazim 1-1, një rezultat ky që nuk i bën punë as Elbasanit e as Sopotit, që mbeten përkatësisht në vendin e parafundit dhe të fundit të renditjes.