Elbasani, skuadra e parë e rrëzuar praktikisht nga Kategoria Superiore

Share Button

Elbasani

Nga Gjergj Vyshka 07.04.2015 09:00

Rënia e Elbasanit një kategori më poshtë, edhe pse ende jo matematikisht, mund të thuhet se është verdikti i parë i zbuluar i Kategorisë Superiore në sezonin futbollistik 2014-2015. Formacioni i Muharrem Dostit e ka të qartë se nuk mund ta rikuperojë diferencën prej 10 pikësh me Teutën. Për rrjedhojë elbasanasit po aktivizojnë lojtarë të rinj në funksion të ndërtimit të një skuadre pretendente për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Apoloninë, që lojërat e mira që ka zhvilluar i japin shpresë për rikuperimin e diferencës prej 7 pikësh me Teutën. “Djemtë e detit” duhet të gabojnë të paktën 3 ndeshje më shumë se fierakët, që formacioni i Artan Mërgjyshit të qëndrojë mes më të mirave të futbollit shqiptar edhe për sezonin e ardhshëm. Gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë minimale edhe për faktin se përplasja direkte e fazës së katërt, mes Teutës dhe Apolonisë, do të zhvillohet në “Niko Dovana”.

Gjithsesi, në këtë rast, gjen vend shprehja, “shpresa vdes e fundit”. Në fundjavë si Teuta, ashtu edhe Apolonia besohet se do të fitojnë, pasi presin respektivisht Elbasanin dhe Flamurtarin. Por në javën e 31-të vështirë se këto dy skuadra do të marrin pikë në transfertë, pasi “djemtë e detit” do të luajnë me Laçin dhe bardhejeshilët me Skënderbeun. Diferenca mes tyre, që aktualisht është 7 pikë, mund të ngushtohet në javën e 32-të, kur Teuta të presë Partizanin, ndërsa Apolonia, Vllazninë.

Në javën e 33-të kalendari i rezervon sërish ndeshje të vështira jashtë fushë, me Skënderbeun dhe Kukësin, të dyja skuadrave. Por Apolonisë mund t’i jepet një tjetër shans për t’u afruar në javën e 34 kur të presë Elbasanin, ndërsa Teuta të luajë në shtëpi me Kukësin. Nëse në javën e 35-të diferenca do të jetë 3, ose me më pak pikë. Që do të thotë se mbijetesa mes të dy skuadrave do të vendoset në sfidën direkte të “Niko Dovanës”, atje ku durrsakët do të jenë të favorizuar nga faktori fushë.

Në javën e fundit, kur Apolonia të presë Laçin, ndërsa Teuta të vizitojë Tiranën, pritet që gjithçka të jetë vendosur. Megjithëse nuk përjashtohet një skenar “thriller” e kjo në varësi edhe të garës për titullin “kampion”.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh