Elbasani si Bregu Perëndimor, “pëllëmbë e polic” për një ndeshje

Share Button

elbasan-arena-ushtria

AlbanianSport.com 12.11.2016 18:20

ASNN – Ashtu siç ishte njoftuar nga policia, tifozët i janë drejtuar Stadiumit “Elbasan Arena” rreth orës 17:00. Nën masa të rrepta ata i janë nënshtruar kontrolleve të imtësishme. Siç duket edhe nga pamjet, policia ka aplikuar të njëjtat masa me ato për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Të bindur se nuk do t’u lejohet t’i shpalosin brenda në stadium, tifozët e ardhur nga Kosova, i kanë shfaqur këta flamuj (UÇK), në rrugët e Elbasanit. Qyteti sot ka qenë i qetë, jo vetëm prej kushteve atmosferike, por edhe për praninë e jashtëzakonshme të trupave të sigurisë.

Në rrugë janë parë pak mjete civile të lëvizin teksa thuajse në të gjithë segmentet brenda dhe jashtë qytetit kanë qenë të stacionuara makinat e policisë. Trupat “Renea” dhe FNSH janë pozicionuar rreth Stadiumit “Elbasan Arena” më shumë se 24 orë më parë.

Policia vendase ka patrulluar vazhdimisht në rrugë dhe rrugica të qytetit. Mendohet se deri më tani numri i uniformave blu në Elbasan të ketë arritur më shumë se 2,000. Ashpërsia e këtyre masave është kërkuar më së shumti nga agjentët e sigurisë së “Mossad”-it që shoqërojnë kombëtaren izraelite.

Hoteli ku qëndroi ekipi është ruajtur nga personel i policisë së shtetit i armatosur rëndë. Një orë para ndeshjes, mediat raportuan se “Mossad”-i i kishte detyruar futbollistët që të mos zbrisnin as në hollin e hotelit. Kështu që paraditen e së shtunës ata u shtrënguan të kryenin ushtrime në katin e 23-të të ndërtesës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh