AlbanianSport.com 11.02.2016 17:55
ASNN – Ana financiare ishte bërë shkak që futbollistët e Elbasanit të bojkotonin stërvitjen për disa ditë. Por Kryetari i Bashkisë së qytetit, Qazim Sejdini, dhe admnistratori i skuadrës, Arben Laze kanë gjetur mënyrën për të shlyer pagat e prapambetura të futbollistëve.
Skuadra ka nisur tashmë stërvitjen në prag të sfidës me Apoloninë. Ekipi verdheblu i është rikthyer stërvitjes, pas disa ditë bojkotimi. Pagat e pamarra prej disa muajsh, i kishin detyruar futbollistët elbasanas dhe trajnerin Muharrem Dosti që të mos dilnin në stërvitje.
Por pas bisedimesh midis kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini dhe administratorit të skuadrës, Arben Laze, është rënë dakord që pagat të shlyen. Kësisoj, Elbasani ka filluar përgatitjet për përballjen e radhës me Apoloninë që do të luhet këtë fundjavë.