AlbanianSport.com 29.03.2015 16:50
ASNN – Sikundër është bërë traditë në këto vite të fundit, ndeshjet e Kombëtares kuqezi shndërrohen në një festë dhe takimi i sotëm me Armeninë nuk bën përjashtim.
Janë me dhjetëra mijëra sportdashësit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo edhe vendet e Evropës, që kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit, i cili, që prej rindërtimit të stadiumit, është shndërruar në shtëpinë e re të Kombëtares.
I gjithë qyteti është ngjyrosur kuqezi në këtë ditë të ndeshjes, ndërsa pritet që “Elbasan Arena” të jetë i mbushur në kapacitetin e tij të plotë prej afro 13,000 vendesh.