AlbanianSport.com 18.12.2016 12:05
ASNN – Elbasani ia ka dalë të fitojë në takimin e fundit të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, teksa mundi dje Skënderbeun me shifrat 67-63.
Nga vetë diferencat e pakta në pikë tregohet rivaliteti që ka qenë gjatë kësaj ndeshjeje. Vendasit e nisin mirë, sepse e fitojnë pjesën e parë 23-14. Edhe e dyta foli më mirë për verdheblutë, pasi fituan 18-16 dhe në pushim kanë kryesuar 41-30.
Po, në pjesën e tretë “zgjohen” miqtë dhe fitojnë 10-16 dhe rezultati i përgjithshëm ka qenë 51-46 për verdheblutë, ashtu sikurse kanë bërë dhe në të katërtën. Por fitorja në fund ka qenë për Elbasanin, ndonëse e ngushtë, në shifrat 67-63.
ELBASANI – SKËNDERBEU 67-63
(23-14, 18-16, 10-16, 16-17)
ELBASANI: Biçoku, Leka, Isufi, Mata, Kishta / Guxha, Koçiasi, Balliu, Uruçi. Trajner: B. Sinani
SKËNDERBEU: Bala, S. imaku, Torelli, Thanas, O. Simaku / Habib, Topi, Bello, Germen, Trespa, Qazimllari. Trajner: I. Nika
GJYQTARË: A. Bejko (Tiranë), B. Tafilica (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 9-të
(16-17 dhjetor 2016)
Të premten:
Partizani – Eagles Basket 69-42
Të shtunën:
Elbasani – Skënderbeu 67-63
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 8 8 0 592-380 16
- Tirana Eagles Basket 7 4 3 434-411 11
- Elbasani 7 3 4 434-485 10
- Apolonia 7 2 5 382-505 9
- Skënderbeu 7 1 6 430-491 8