AlbanianSport.com 03.03.2016 21:20
ASNN – Elbasanit i është rikthyer shpresa tek një qëndrim në kategori fill pas pikës së marrë ndaj Luftëtarit, por ajo nuk ka asnjë vlerë nëse nuk pasohet me fitore në sfidat e mbetura. Këtë fundjavë verdheblutë do të presin Pogradecin, një ndeshje që konsiderohet si finale për të besuarit e Dostit, sepse çdo hap fals është i ndaluar.
Në një prononcim për mediat sportive të ditës, portieri kamerunas, Leke Asong, shprehet se ndaj Pogradecit është një sfidë akoma më e vështirë, ndaj duhet treguar kujdes ndaj tyre. Sipas tij, Elbasani i ka të gjitha shanset që të dalë me tri pikë nga kjo përballje.
“Synimi ynë është që me çdo kusht të qëndrojmë në Kategorinë e Parë, por për këtë gjë na duhen pikë, – ka thënë afrikani i verdhbluve. – Kemi ardhur në një fazë ku është i ndaluar çdo hap i gabuar dhe pavarësisht se kë kundërshtar do të kemi përballë duhet të luajmë për të fituar.”
“Pogradecin e shoh më të vështirë sesa Lufëtarin, sepse edhe ata kanë synimet e tyre dhe do kërkojnë të na mundin. Megjithatë shpresoj që këtë herë të jemi ne ata që të marrim fitoren dhe të mos lëmë kundërshtarët të na shkëputen”, – ka përfunduar portieri kamerunas i Elbasani, Leke Asong.