AlbanianSport.com 03.02.2017 12:55
ASNN – Në fakt, kur ai bëri debutimin me përfaqësuesen e Egjiptit, më 26 mars të vitit 1996, portieri i skuadrës kundërshtare, të mërkurën mbrëma, ai i Burkina Fasos, Kuaku Herve Kofi, ende nuk ishte lindur.
Dhe, teksa po shkonte në drejtim të gazetarëve, Esam El-Hadari i lejoi vetes një buzëqeshje para se të kafshonte një mollë që e kishte në dorën e majtë. Ishte një gjest vetëkënaqësie për njeriun që e dinte se punën e tij në mbrëmje e kreu.
E kreu madje në mënyrë të përsosur. Ai ndali dy 11-metërsha gjatë ekzekutimit të goditjeve nga pika e bardhë të mërkurën dhe e dërgoi Egjiptin në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Veterani El-Hadari e njeh mjaft mirë atë ndjenjë, ai e ka bërë punën e vet mes shtyllave të portës për Egjiptin për më tepër se 20 vjet. Portieri është treguar vendimtar për përfaqësuesen e tij të mërkurën mbrëma, duke pritur dy 11-metërsha, që siguruan finalen.