AlbanianSport.com 20.12.2014 19:35
ASNN – Me takimin midis Apolonisë dhe Laçit, u luajt pasdreke në Fier dhe u fitua nga miqtë me dy gola të shënuar nga afrikani Xhejms në pjesën e dytë, ka ngritur siparin java e 18-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Kjo javë ka vijuar sot pasdite me takimin e orës 16:00, midis Elbasanit dhe Partizanit, që u fitua nga të kuqtë kryeqytetas me një gol të vetëm, të realizuar në sekondat e para të ndeshjes nga Raçiç.
Me këtë fitore, që erdhi pas dy humbjeve radhazi, Partizani merr përkohësisht kreun e renditjes me 36 pikë, ndërsa 3 takimet e tjera të javës së 18-të luhen të dielën, duke nisur nga ora 17:00.
Në Shkodër, Vllaznia pret Skënderbeun, ndërsa kryesuesja e renditjes, Kukësi, është mysafire në Vlorë, për t’u ndeshur me Flamurtarin vendas. Takimi i fundit i kësaj jave, ai midis Tiranës dhe Teutës.
Ky takim do të luhet të dielën, duke nisur nga ora 17:00, dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Partizani kryeson renditjen me 36 pikë, i ndjekur nga Kukësi, me 35 pikë, dy më tepër sesa Skënderbeu i vendit të 3-të, ndërsa Tirana mban vendin e 4-t, me 32 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 18-të
Të shtunën, 20 dhjetor 2014:
Apolonia – Laçi 0-2
Shënues: Xhejms 55’, 67’
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Elbasani – Partizani 0-1
Shënues: Raçiç 1’
Stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan
Të dielën, 21 dhjetor 2014:
Tirana – Teuta (17:00)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Vllaznia – Skënderbeu (17:00)
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Kukësi (17:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Partizani 18 11 3 4 16-7 36
- Kukësi 17 11 2 4 20-10 35
- Skënderbeu 17 10 3 4 25-9 33
- Tirana 17 9 5 3 20-10 32
- Laçi 18 7 6 5 19-12 27
- Vllaznia 17 8 2 7 16-16 23
- Flamurtari 17 5 7 5 14-11 22
- Teuta 17 5 1 11 14-22 16
- Elbasani 18 3 0 15 10-31 9
- Apolonia 18 2 3 13 4-30 9