Nga Ermal Tahiri 25.08.2015 16:50
Ndeshja e kthimit për Skënderbeun është shumë e vështirë, sepse Dinamo e Zagrebit brenda në fushën e vet, “Maksimir”, është e pathyeshme, pasi ka shumë vite që nuk e njeh humbjen.
Humbjen e fundit kroatët e kishin Lionin, atë 1-7 të shumëdiskutuar… Dinamo ka lojtarë të nivelit evropian, ka lojtarë talente, me moshë mesatare të ulët, ka në sulm një treshe të frikshme.
Me qarkullim topi të shpejtë dhe bashkë me ndihmën nga krahët dhe me drejtimin e Mashados, si dhe 17-vjeçarin fantastik, Çoriç, do t’ia bëjnë shumë të vështir Skënderbeut.
Korçarët duhet të kenë kujdes, sidomos tek dy lojtarët e krahut, Pjaca dhe Soudani, e sidomos krahu i djathtë i tyre, me Lopezin që krahun e bën në kuptimin figurativ, “kanal”. Barazimi do të ishte rezultati i denjë për këtë sfidë të kthimit