Ekskuzive / Llazani: Kombëtaret e moshave, drejt fazës vendimtare (III)

Share Button

FSHB-logo-e-re

Gjergj Vyshka 23.05.2015 18:05

… Vijon nga dje

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit bën analizën e tij. Veprimtaritë, kombëtaret e moshave, kombëtarja e të rriturave dhe gjithçka tjetër në fokusin e tij. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, në një intervistë ekskluzive për AlbanianSport.com, ka bërë një analizë të gjerë të punës njëvjeçare të sportit të koshit në vendin tonë.

Basketbolli, për hir të së vërtetës duhet pranuar se për veprimtaritë kombëtare vjen i dyti pas futbollit, ka një shtrirje të gjerë. Veprimtarie jo vetëm me të rriturit dhe të rriturat, por dhe të rinjtë, të rejat, paratërinjtë, Nën-14-vjeçarët, Nën-12-vjeçarët dhe Nën-10-vjeçarët. Dhe për rrjedhojë tashmë janë krijuar dhe kombëtaret e moshave, të cilat bëhen gati të marrin pjesë në Kampionatet Evropiane.

Jo vetëm kaq, por në fokus është dhe kombëtarja e të rriturave, si dhe projekti për Shkollat e Basketbollit. Me të gjitha këto, ndonëse ka ende për të bërë, basketbolli shqiptar është kthyer gradualisht në një industri të rëndë. Por ajo që dhëmb është infrastruktura, e cila ka ende për t’u përmirësuar dhe për t’u rregulluar. Ja dhe pjesa e dytë e intervistës së Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, për AlbanianSport.com. Të enjten ishte pjesa e parë, të premten e dyta, sot po ju sjellim pjesën e 3-të, ndërsa të dielën do t’ju sjellin edhe pjesën e 4-t dhe të fundit:

 

– Jemi në prag të pjesëmarrjes së ekipeve kombëtare në kampionatet evropiane. Cila është ecuria e përgatitjeve dhe sa shanse ka që të përsërisim atë ecuri të mirë të sezonit të kaluar me Nën-16-vjeçarët?

– FSHB, në strategjinë e saj, ka përqendrimin e vëmendje në moshat e reja. Për këtë qëllim që vitin e kaluar kemi filluar pjesëmarrjen me Nën-16-vjeçarët djem. Këtë vit pjesëmarrja është shumë më gjerë. Kategoritë që do të përfshihen janë: Nën-16-vjeçarët, Nën-18-vjeçarët, Nën-20-vjeçarët djem dhe Nën-16-vjeçaret e Nën-18-vjeçaret vajza. Janë krijuar grupet e punës, të cilat kanë kohë që kanë filluar punën e tyre. Ka përfunduar përzgjedhja e sportistëve dhe po punojmë për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Është bërë përzgjedhja e trajnerëve, të cilët kanë filluar nga puna. Faza në të cilën ndodhemi është pak e vështirë për faktin se të gjithë sportistët janë akoma në proces mësimor. Po punohet mjaft seriozisht për të marrë më të mirën e mundshme nga të gjithë pjesëmarrësit. Jemi të ndërgjegjshëm që, duke investuar për këto kategori bëjmë shërbimin më të mirë për të ardhmen e basketbollit në vendin tonë. Çdo rezultat pozitiv është i mirëpritur dhe do na rrisë optimizmin për të punuar më fort në këtë drejtim.

 

– Është premtuar një pjesëmarrje e kombëtares së të rriturave në Eliminatoret e Evropianit. A do të mund të ndodhë?

– Është konfirmuar pjesëmarrja me këtë kategori të cilën e dëshirojmë. Shpresoj në plotësimin e standardeve për veprimtaritë e kësaj kategorie, të cilat do të vlerësohen nga Federata Ndërkombëtare.

 

– Ju sapo jeni kthyer nga pjesëmarrja në Kongresin e Federatës Evropiane të Basketbollit në Maltë. Cilat janë të rejat që mund të ndihmojnë basketbollin shqiptar që të ecë përpara?

– Së pari, dëshiroj t’ju falënderoj për mundësinë që më jepni që të komunikojmë me ju dhe me publikun e gjerë për tematikën e basketbollit. Është e vërtetë që këto ditë, së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponarin, kemi marre pjesë në Asamblenë Vjetore të FIBA Evropë, që u zhvillua në Maltë. Si zakonisht, në mbledhje të tilla trajtohet veprimtaria e zhvilluar gjatë vitit dhe, njëkohësisht, shpalosen programet për vitin e ardhshëm.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh