Ekskluzive / Taflaj: Pas stadiumeve, koha për një pallat sporti modern (Video)

Share Button

ABK-Ilir-Taflaj-tjeter

AlbanianSport.com 16.08.2015 07:05

ASNN – Përtej rezultateve që kanë qenë modeste, Shqipëria e basketbollit ka përfituar një përvojë të çmuar nga pjesëmarrja e saj në Eliminatoret e Evropianit me 5 ekipe përfaqësuese grupmoshash. Kështu ka theksuar duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Ilir Taflaj, i cili tërheq vëmendjen se infrastruktura sportive është shndërruar në një problem për basketbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Eliminatoret e Evropianit me 5 ekipe përfaqësuese grupmoshash është cilësuar nga Taflaj, si një mundësi e vyer për përfitimin e përvojës ndërkombëtare nga sportistët e rinj. “Unë nuk do ta vija theksin tek rezultatet, si vit i parë i përfaqësimit masiv, por do ta vija theksin tek mënyra e përfaqësimit, tek përfitimi i përvojës dhe tek kristalizimi i disa elementëve që do të na ndihmojnë në të ardhmen që ta ndjekim në vazhdimësi këtë nismë shumë pozitive”, – ka shtuar Taflaj.

Për të, infrastruktura sportive është shndërruar në një problem për basketbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare. “Fatkeqësisht, kjo është një nga pikat e dobëta të sportit shqiptar dhe më konkretisht të basketbollit shqiptar, – ka thënë ai. – Përveç kalimit nga një sistem, në tjetrin, përveç mungesës së shkollës së basketbollit, është edhe infrastruktura, e cila lë shumë për të dëshiruar.” Taflaj beson se, pas ndërtimit të stadiumeve të futbollit, i ka ardhur radha ndërtimit të një pallati sporti.

Ne po jua sjellim të plotë, me video dhe tekst, intervistën ekskluzive që Taflaj dha për AlbanianSport.com

 

– Vijmë pas pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të grupmoshave. Çfarë ka mësuar Shqipëria nga kjo pjesëmarrje dhe besoni ju që, përtej rezultateve, ka elementë që vërtet premtojnë për të ardhmen e basketbollit shqiptar?

– Është e vërtetë që paraqitja dhe rezultatet ishin modeste, por, nga ana tjetër, ishte një nismë jashtëzakonisht pozitive, madje mund të them, e artë, për basketbollin shqiptar, përfaqësimi me 5 ekipe të rinjsh në Kampionatet Evropiane. Për fat të keq, në historinë e basketbollit shqiptar, ky lloj përfaqësimi ka munguar dhe, më shumë jemi përfaqësuar me këto grupmosha në dy vitet e fundit sesa në krejt historinë e basketbollit tonë. Në këtë këndvështrim, unë nuk do ta vija theksin tek rezultatet, si vit i parë i përfaqësimit masiv, por do ta vija theksin tek mënyra e përfaqësimit, tek përfitimi i përvojës dhe tek kristalizimi i disa elementëve që do të na ndihmojnë në të ardhmen që ta ndjekim në vazhdimësi këtë nismë shumë pozitive.

 

– Ndërkohë, po vjen gradualisht radha për të rriturit. Edhe ju e keni theksuar më parë, edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit e ka theksuar, çfarë mund të bëhet më tepër për infrastrukturën sportive në Shqipëri, pra, ku janë pikat më të nxehta të këtij problemi?

– Fatkeqësisht, kjo është një nga pikat e dobëta të sportit shqiptar dhe më konkretisht të basketbollit shqiptar. Përveç kalimit nga një sistem, në tjetrin, përveç mungesës së shkollës së basketbollit, është edhe infrastruktura, e cila lë shumë për të dëshiruar. Ky është një problem që nuk i shtrohet për zgjidhje Federatës së Basketbollit. Ajo e shtron si problem, ndërgjegjëson opinionin dhe instancat përkatëse, por i takon qeverisë ose strukturave të tjera që i kanë në pronësi apo i shfrytëzojnë këtë elementë të infrastrukturës sportive. Problemi është konkret dhe i mprehtë në këtë moment, pasi ne do të marrim pjesë me të rriturat në Kampionatin Evropian, vitin tjetër do të marrim pjesë edhe me të rriturit, duke kompletuar kështu zinxhirin e ekipeve kombëtare në pjesëmarrjet evropiane. Vlen të theksohet se infrastruktura për t’i pritur këto lloj takimesh nuk është ajo e duhura. Po të marrim në konsideratë si një mundësi më të pranueshme Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ka shumë probleme që duhen zgjidhur dhe mendoj që duhet një ndërhyrje e fuqishme nga strukturat që e kanë në pronësi apo e shfrytëzojnë këtë impiant, për ta rikthyer në gjendjen që do të jetë i vlefshëm për të pritur këto lloj takimesh.

 

– Pra, me pak fjalë, pas stadiumeve të futbollit i ka ardhur radha ndërtimit të një pallati sporti modern në Shqipëri?

– Në takimin që kishim me kryeministrin, ne morëm një premtim, që unë besoj që do të mbahet. Besoj që nuk është i paarritshëm, nuk është ndonjë investim i madh të paktën për një nivel fillestar për ta bërë të mundur zhvillimin e takimeve ndërkombëtare, duke nisur me femrat këtë vit dhe më vonë edhe me meshkujt. Mungojnë disa gjëra elementare që me një investim jo shumë të madh mund ta përmirësojnë gjendjen dhe ta bëjnë të denjë për takimet ndërkombëtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh