Ekskluzive / Shulku: Gjatë “Francë 2016”, në Gjenevë, Paris osë Lilë (Video)

Share Button

Ilir-Shulku-bust

AlbanianSport.com 07.01.2016 13:10

ASNN – Gjeneva, Parisi dhe Lila janë 3 qytetet kandidate për të pritur Kombëtaren kuqezi, ndërsa përgatitjet e Federatës Shqiptare të Futbollit për pjesëmarrjen e parë në një Kampionat Evropian pritet të intensifikohen në javët në vijim. Duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka folur edhe përsa i përket ndërtimit të Stadiumit të ri Kombëtar.

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në fazën finale të një Evropiani futbolli dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka zbuluar se në ç’fazë janë përgatitjet për këtë qëllim. “Besoj që gjatë këtyre ditëve të janarit besoj se do të zgjidhet përfundimisht edhe destinacion i “shtëpisë” së Kombëtares gjatë pjesëmarrjes në “Francë 2016””, – ka thënë ai.

Shulku ka zbuluar edhe destinacionet kandidate për të mirëpritur Kombëtaren kuqezi, si dhe mënyrën sesi do të përdoren të ardhurat nga Evropiani. “Pak a shumë janë dy-tre mundësi zgjedhjeje, që mund të jenë Gjeneva, që mund të jetë Parisi apo Lila”, – ka sqaruar nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin shqiptar, i cili ka folur edhe përsa i përket ndërtimit të Stadiumit të ri Kombëtar.

 

– 2016-ta është padyshim një vit historik për Shqipërinë e për më tepër për Shqipërinë e futbollit, pasi është kualifikuar për herë të parë për në fazën finale të një veprimtarie madhore, siç është Evropiani “Francë 2016”. Po ku është Federata Shqiptare e Futbollit me përgatitjet përsa i përket akomodimit dhe përgatitjeve për këtë veprimtari?

– Për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj, shumë shpejt, pra punë ditësh, ose më saktë brenda dy ditësh, do të niset nga administrata e FSHF-së, bashkë me trajnerin Xhovani De Biazi, një pjesë e grupit të punës, për të përmbyllur çështjen e vendosjes se ku do të jetë “shtëpia” e Kombëtares gjatë gjithë qëndrimit në Francë. Janë disa mundësi përzgjedhjeje dhe po shqyrtohen disa prej mundësive më të mira, që duhet thënë se janë më optimale, por po mbahen parasysh disa kërkesa të veçanta të trajnerit të Kombëtares, të cilat do të përmbushen plotësisht. Por besoj që gjatë këtyre ditëve të janarit besoj se do të zgjidhet përfundimisht edhe destinacion i “shtëpisë” së Kombëtares gjatë pjesëmarrjes në “Francë 2016”.

 

– …që, në vija të trasha, pak a shumë, cili do të jetë ky destinacion?

– Pak a shumë janë dy-tre mundësi zgjedhjeje, që mund të jenë Gjeneva, që mund të jetë Parisi apo Lila. Me një fjalë, këto janë mundësitë për të zgjedhur, por siç ju thashë, brenda pak ditëve do të vendosim për adresën e saktë.

 

– Ka qenë një sfidë kjo për ju si Federatë, e cila e ka për herë të parë një përvojë të tillë, pra, përsa i përket akomodimit, transportit e të tjerave…?

– Ndoshta jo deri në këtë masë. Padyshim që kjo është diçka e re për administratën e FSHF-së, por me ndihmën dhe konsulencën e UEFA, janë disa gjëra të re që ne po i mësojmë dhe vëmë në zbatim. Por besoj se jemi në rrugën e duhur, pasi shumë kritere dhe kërkesa të UEFA-s në këtë drejtim, ne jemi drejt përmbushjes së tyre dhe kjo është diçka e mirë. Padyshim, nga ana organizative, kjo është një përvojë e dobishme për ne si Federatë në një eveniment të tillë.

 

– Është mësuar se, ndryshe nga Evropiani i vitit 2012, ku shpërndau 184 milionë euro për 16 përfaqësueset pjesëmarrëse, në Evropianin e këtij viti UEFA ka vendosur të shpërndajë plot 301 milionë euro shpërblime për 24 përfaqësueset pjesëmarrëse. Natyrisht është ende herët, pasi ju nuk i keni marrë ato 8 milionë euro që ju takojnë thjesht për pjesëmarrjen në fazën e grupeve dhe që shpresojmë të shtohen në varësi të rezultateve dhe ecurisë së Kombëtares, por a ka Federata Shqiptare e Futbollit një plan sesi do të shpenzohen këto para? Do të përdoren ato për stadiumin e ri kombëtar, për futbollin e moshave apo për infrastrukturën e gjerë sportive, si fusha, etj.?

– Duke filluar që nga momentet që ne po flasim, një pjesë e këtyre parave do të shpenzohen për ekipin kombëtar, administratën dhe njerëzit që do të merren me organizmin e ndeshjeve të Kombëtares në Francë. Përveç kësaj, nuk ka dyshim që të gjitha këto të ardhura nga UEFA është e detyrueshme të vihen dhe përdoren në shërbim të futbollit në përgjithësi.

 

– Dhe së fundi, është mësuar se studioja e cila ka marrë përsipër stadiumin, ka nisur marrjen e “kampioneve” të terrenit të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, duke sinjalizuar kështu praktikisht nisjen e punimeve për shtëpinë e re të Kombëtares. Kjo nuk është domosdoshmërish nën juridiksionin tuaj specifik si Sekretar i Përgjithshëm, por, a kemi një afat kohor të përafërt se kur mund të fillojnë punimet për “Arenën Kombëtare”?

– Ideja fillestare ka qenë do të ishte janari muaji kur do të prishej, apo do të nisej prishja e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, por besoj që brenda këtyre dy-tre muajve, pra janar, shkurt dhe mars, do të nisë prishja e tij, pasi, siç dihet, ka disa modalitete që duan kohën e vet për t’u përmbushur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh