AlbanianSport.com 15.01.2016 22:05
ASNN – Presidenti i ri i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF), Lordi Sebastian Koe, do të jetë në Tiranë gjatë muajit shkurt, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë shqiptarë, përfshi edhe Kryeministrin. Funksionari i lartë i atletikës botërore pritet të vijë me projekte konkrete për zhvillimin e atletikës shqiptare dhe programe për nxitjen, nëpërmjet sportit në shkollë, të jetesës së shëndetshme.
Brenda javëve të ardhshme pritet ta vizitojë Shqipërinë njëri prejt figurave më të larta të sportit botëror. Bëhet fjalë për presidentin e ri të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF), Lordin Sebastian Koe. Një gjë të tillë e ka konfirmuar ekskluzivisht për AlbanianSport.com Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, i cili ka sqaruar se gjithçka është në fazën e finalizimit të datës dhe hollësitë e axhendës së vizitës në kryeqytetin shqiptar të ish-sportistit legjendar, tashmë drejtues i “mbretëreshës së sporteve”.
Sipas Rulit, gjatë vizitën në Tiranë, Sebastian Ko pritet të takohen me zyrtarë të lartë shqiptarë, përfshi edhe Kryeministrin. Ajo që është e rëndësishme në këtë vizitë, është se funksionari i lartë i atletikës botërore pritet të vijë me projekte konkrete për zhvillimin e atletikës shqiptare dhe programe për nxitjen nëpërmjet sportit në shkollë të jetesës së shëndetshme. Po kështu, theksi i vizitës së kreut të IAAF-it është edhe nevoja e pasisjeve të stadiumeve të rej të futbollit me pistë atletike.