AlbanianSport.com 14.12.2015 11:10
ASNN – Shqipëria ka njohur të shtunën kundërshtaret e saj në fazën finale të Evropianit të vitit të ardhshëm, ku grupin A, do të ketë përballë Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. Duke folur për Televizionin Shqiptar, gazetari Fatmir Mneri dhe opinionisti Ermal Tahiri kanë theksuar se kundërshtarët e kuqezinjve në Evropian janë ekipe të përballueshme, ndërsa skuadra e De Biazit mund të ëndërrojë të shkojë përtej fazës së grupeve në “Francë 2016”.
Shorti i Evropianit është cilësuar si i pranueshëm dhe premtues nga opinionistët sportivë, të cilët theksojnë se sidoqoftë, Shqipëria e përmbushi ëndrrën me kualifikimin për në fazën finale të “Francë 2016”. Duke folur për Televizionin Shqiptar, gazetari Fatmir Mneri dhe opinionisti Ermal Tahiri kanë theksuar se kundërshtarët e kuqezinjve në Evropian janë skuadra të përballueshme. Si për ish-futbollistin e Dinamos dhe Kombëtares kuqezi, ashtu edhe për gazetarin veteran, ëndrra kuqezi vazhdon.
Në Evropianin e Francës Shqipëria gjendet në grupin A, së bashku me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.