Albaniansport.net 24.01.2016 15:25
ASNN – “Një hap të guximshëm, por në drejtimin e duhur”. Kështu e ka cilësuar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, pjesëmarrjen me 7 ekipe përfaqësuese në Kampionatet Evropianë të të gjitha grupmoshave. Duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com, Llazani thekson vendimtar në këtë sipërmarrje ka qenë roli i atyre që e kanë mbështetur dhe e mbështesin basketbollin.
Janë hedhur në fundjavë shortet e fazës eliminatore të Evropianeve të basketbollit të të gjitha grupmoshave dhe, si rrallëherë më parë, Shqipëria merr pjesë me 7 ekipe përfaqësuese. Duke folur për AlbanianSport.com, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit e cilëson këtë pjesëmarrje një hap të guximshëm, por në drejtimin e duhur.
“Përtej kësaj, kërkojmë me këmbëngulje të bëjmë edhe sforcon maksimale, të bëjmë maksimumin e mundshëm, që ne, së paku, të arrijmë që brezave t’u japim shansin, t’u japim mundësinë, t’u japin atë që është përparësore në çdo aspekt të jetës së vendit, integrimin edhe në sport në strukturat evropiane”, – ka deklaruar ndër të tjera nr. 2 i organizmit që qeveris koshin shqiptar.
Për Llazanin, vendimtar në këtë sipërmarrje ka qenë roli i atyre që e kanë mbështetur dhe e mbështesin basketbollin. “Duhet të vlerësojmë dhe të përmendim kontributin dhe mbështetjen që na kanë dhënë edhe sponsorët, që në këtë rrugëtim tonin, janë gjendur pranë FSHB-së, e kanë mbështetur atë dhe shpresojmë që të shërbejnë si “shkëndija ndezëse” për të nxitur edhe mbështetës të tjerë në këtë kauzë”, – ka thënë Llazani.