Ekskluzive / Kodra, Sauku & Balla: Skënderbeu, pak shanse sonte

Share Button

Fatjon-Kodra-Endrit-Sauku-Adriatik-Balla

AlbanianSport.com 25.08.2015 07:55

ASNN – Skënderbeu ka pak shanse për një përmbysje të rezultatit të ndeshjes së parë dhe për një kualifikimin historik për në fazën e ndeshjeve në grupe të Ligës së Kampioneve. Ky është mendimi që përcjellin në editorialet e tyre të shkurtëra të shkruara posaçërisht për AlbanianSport.com 3 gazetarë, bashkëpunëtorë të faqes sonë e më konkretisht Fatjon Kodra, Endrit Sauku dhe Adriatik Balla.

“Të gjithë shpresojnë në një mrekulli, por duket se shumë faktorë janë kundër Skënderbeut, – shkruan Fation Kodra, kryeredaktori i të përditshmes më të vjetër sportive në treg, “Sport Ekspres”. E rëndësishme në këtë pikë, është që kampionia korçare të bëjë një paraqitje dinjitoze dhe të shmangë një turpërim sot në stadiumin “Maksimir”.”

“Do të ishte diçka e bukur nëse Skënderbeu e mbyll me nder dhe shkon me kokën lart në grupet e Ligës së Evropës, por edhe nëse ndodh ndryshe përsëri ishte një histori suksesi”, – shton ai. Ndërsa redaktori sportiv në redaksinë e lajmeve në TV Klan, Endrit Sauku, thekson se “Presidenti Ardjan Takaj pranoi se do të ketë përforcime për një sezon të lodhshëm, që, deri në dhjetor, është e sigurt që do të luftohet në 3 fronte”.

“Hamdi Salihi, afrimi i përkohshëm dha rezultat, por tani sulmi do të tjerë lojtarë cilësorë, – vijon më tej Sauku në editorialin e tij të posaçëm për AlbanianSport.com. – Arkat e mbushura të klubit, tani me miliona euro duhet të vihet në shërbim të merkatos. Ekipe të nivelit të Dinamo Zagrebit apo më të fortë nuk do të përballohen vetëm me Shkëmbin e Shehin, prandaj duhen të tjerë.”

“Skënderbeu do ta ketë shumë të vështirë përballjen e dytë me kampionët e Kroacisë, Dinamon e Zagrebit, sidomos për të pretenduar fitoren, – shkruan redaktori sportiv i së përditshmes shqiptare “SOT”, Adriatik Balla, në editorialin e tij të posaçëm, për AlbanianSport.com. – Kjo pamundësi lidhet me mungesat e shumta të skuadrës së trajnerit Mirel Josa në këtë ndeshje.

“Mungon ylli i këtij ekipi në këtë periudhë, Bernard Berisha, por edhe sulmuesi me eksperiencë Hamdi Salihi, – ka shtuar ai. – Diferencat në cilësi midis dy skuadrave janë të ndjeshme dhe Dinamo është dukshëm më e favorizuar, mbi të gjitha nga qetësia që i krijon fitorja e ndeshjes së parë. Në orët në vijim, AlbanianSport.com do t’jua sjellë të plota editorialet 3 gazetarëve, bashkëpunëtorë të faqes sonë, Fatjon Kodrës, Endrit Saukut dhe Adriatik Balla

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh