Ekskluzive / Hije dopingu sërish në peshëngritje, Pulaku pozitiv…?!

Share Button

Peshengritje-Hysen-Pulaku

AlbanianSport.net 10.12.2014 20:45

ASNN – Ndonëse vetëm pak ditë më parë sporti më i suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare, peshëngritja, mori një goditje me lajmin se Romela Begaj ka rezultuar pozitive për përdorimin e substancave të ndaluara, një tjetër lajm aspak i mirë vjen ngafronti i shtangës kuqezi.

Ndonëse ende nuk është zyrtare, madje është e mbështjellë me një tis të trashë misteri dhe paqartësie, mësohet se në zyrën e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka mbërritur sot një “e-mail”, që informon se njëri prej 3 sportistëve shqiptarë që konkurruan në Evropianin e Nën-23-vjeçarëve dhe Të Rinjve në Qipro, ka rezultuar pozitiv për përdorim të substancave të ndaluara.

AlbanianSport.com ka mësuar nga burime zyrtare, por jo pranë FSHP-së, se sportisti në fjalë ka marrë edhe medalje në këtë Evropian dhe, ndonëse këto burime, duke kërkuar të ruajnë anonimitetin e tyre, nuk kanë pranuar të japin emrin e këtij sportisti, një logjikë e thjeshtë të çon në faktin se ky sportist është Hysen Pulaku.

Ai u shpall kampion Evrope në një stil dhe nënkampion në stilin tjetër dhe në dygarësh, ndërsa dy sportistët e tjetër, Sopot Sula dhe Aleks Kaçani, nuk e arritën podiumin. Zyrtarët e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes nuk u janë përgjigjur telefonatave të AlbanianSport.com e as “sms”-ve.

I vetmi që ka hapur telefonin për AlbanianSport.com, por nuk ka pranuar të bëjë asnjë lloj komenti ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Po kështu nuk ka patur asnjë reagim nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe as nga Antidopingu shqiptar.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jetë zhvillimet në orët në vijim të mbrëmjes, por duket se gjithçka do të sqarohet nesër. Vlen të theksohet se Hysen Pulaku sapo ishte rikthyer nga një pezullim dyvjeçar për përdorimin e substancave të ndaluara gjatë Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

Kjo nënkupton se sportisti rrezikon dënim të përjetshëm, ndërsa në rrezik është edhe fati i Shqipërisë si ekip. Pulaku është medalisti i 4-t shqiptar në arenën ndërkombëtare të peshëngritjes që rezulton pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara, pas Fetije Kasës, Erkand Qerimajt dhe Romela Begajt.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh