Ekskluzive / De Biazi: Prezantimi ynë, bindës, vendimi do të vonojë

Share Button

ABK-De-Biazi-ok

AlbanianSport.com 17.04.2015 18:15

ASNN – Prezantimi i çështjes nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit përpara panelit dëgjimor të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që po shqyrton ankesat e palëve për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit 2014 midis Serbisë dhe Shqipërisë, ka qenë i kënaqshëm dhe bindës. Kjo është përshtypja që ka krijuar trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, i cili, duke folur për AlbanianSport.com, ka theksuar se vendimi përfundimtar nuk pritet së shpejti.

Janë drejt mbylljes në Lozanë të Zvicrës seancat dëgjimore të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit 2014 midis Serbisë dhe Shqipërisë. Pasi është dëgjuar të enjten çështja e Serbisë, e cila kërkon vetëm heqjen e dënimit për zbritjen e 3 pikëve dhe heqjen e gjobës, të premten ka qenë radha e Shqipërisë, e cila kërkon anulimin e humbjes së ndeshjes në tavolinë dhe akordimin e fitores për ndeshjen e Beogradit, si dhe heqjen e gjobës.

I kontaktuar nga AlbanianSport.com, trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, e ka cilësuar si të saktë dhe të përkryer prezantimin e çështjes nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit përpara panelit dëgjimor të KAS-it në Lozanë. “Avokati i çështjes më ka thënë se dëshmitë tona dhe prezantimi i çështjes në tërësi ka qenë i saktë dhe të përkryer, – ka deklaruar De Biazi për faqen tonë sportive nëpërmjet komunikimit elektronik.

I pyetur sesi i vlerësonte shanset e Shqipërisë për të përmbysur vendimin e Disiplinës dhe Apelit të UEFA-s, De Biazi nuk ka pranuar të japë mendim, ndërsa duke folur në vijim për Televizionin Shqiptar, ka deklaruar se nuk pritet së shpejti një vendim. “Nuk besoj se do të kemi një vendim as brenda javësh së ardhshme”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi, duke shtuar me shaka se “të ndeshje, shpresoj ta fitojë avokati ynë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh