AlbanianSport.com 05.11.2016 13:25
ASNN – Kemi parë stadiume nga më të ndryshmet, por i mbiquajturi “Eko Park”, që do të ndërtohet në zonës e Straudit në Britaninë e Madhe, do të jetë i pari stadium në botë i ndërtuar i gjithi me dru. Stadiumi, kapaciteti fillestar i të cilit do të jetë 5,000-vendësh, por me perspektivën për t’u dyfishuar në të ardhmen, nuk do të jetë edhe aq i lirë, pasi do të kushtojë plot 100 milionë stërlina.
Ai mund të jenë një klub amator, por Forest Griin Rovers mund të mburren së shpejti se kanë të parin stadium të llojit të tij në botë. Bëhet fjalë për atë që është mbiquajtur “Eko Park”, që do të ndërtohet në zonës e Straudit në Britaninë e Madhe dhe që do të jetë i pari stadium në botë i ndërtuar i gjithi me dru. Projekti i studios prestigjioze “Zaha Hadid Architects”, u përzgjodh si projekti fitues midis 50 studiove që morën pjesë në këtë konkurs ndërkombëtar.
Stadiumi, kapaciteti fillestar i të cilit do të jetë 5,000-vendësh, por me perspektivën për t’u dyfishuar në të ardhmen, do të ofrojë një ndërthurje të shkëlqyer me natyrën e zonës përreth dhe në mbi 90% të materialeve tij do të ketë drurin e stazhonuar. Pavarsisht kapacitetit të tij të vogël, ky stadium nuk do të jetë edhe aq i lirë, pasi do të kushtojë plot 100 milionë stërlina.