AlbanianSport.com 03.10.2014 17:05
ASNN – Fitorja në javën e parë e Egnatias ndaj Bilisht Sportin, në ndeshjen e luajtur në Rrogozhinë, duket se ka rritur optimizmin në skuadrën rrogozhinase. Jo vetëm kaq, por i ka bërë optimistë futbollistët e trajnerit Tosku për ta nxjerrë me sukses ndeshjen e radhës, atë në fushë të huaj ndaj Gramozit në Ersekë.
Sipas faqes në “Facebook” të FK Egnatias, Dje rrogozhinasit kanë luajtur dhe një ndeshje kontrolli, ndërsa skuadra është dukur mirë jo vetëm fizikisht, por dhe teknikisht. Madje pritet që trajneri Erind Tosku, që po menaxhon mirë skuadrën e tij, të hedhë në fushën e lojës formacionin më të mirë për të marrë rezultatin pozitiv në Ersekë.
Ndeshja konsiderohet e vështirë, por morali i lojtarëve rrogozhinas është i atillë që mund ta nxjerrin pozitivisht ndeshjen me Gramozin. Skuadra ka pasur dhe probleme nga brenda, të cilat trajneri Tosku i ka zgjidhur me qetësi, ndërsa vazhdon ta menaxhojë mirë situatën.
Për një ecuri pozitive të Egnatias pritet që të zgjidhen problemet shpejt, ndërsa pritet të merret rezultati pozitiv në Ersekë.