Edukimi fizik, si në vendet evropiane, “ShMEFSh” si etalon

Share Button

ShMEFSh-logo

Nga Petrit Malushi 12.10.2015 11:35

Krahas lëndëve të tjera në arsimin parauniversitar edhe ajo e edukimit fizik ka qenë në fokus të përshtatjes me skelet-kurrikulat e reja. Qëllimi në formë dhe përmbajtje është parë në funksion të arritjes së objektivave të temave, grup-temave, lëndës, shtrirjes brenda një viti shkollor, shtrirjes brenda një cikli shkollor dhe harmonizimit me disiplinat e tjera lëndore. Ka qenë këmbëngulja e vazhdueshme dhe ndjekja hap pas hapi i zëvendësministrit të MAS-it, Rauf Dimraj, specialist i mirëfilltë i kësaj fushe, që me një punë studimore shumë serioze ia ka arritur që nga stadi teorik të kalojë suksesshëm në zbatimin praktik në të gjitha shkollat. Demonstrimi i studimit, tërheqja e mendimit të specialistëve të tjerë të kësaj disipline, të mësuesve të thjeshtë të edukimit fizik rezultoi i suksesshëm.

Programet e lëndës së edukimit fizik tani janë larg formës statike tradicionale, ato janë të pasuruara me tema të reja dhe ngarkesa mësimore është tri orë në javë. Orientimi në këtë linjë ka qenë në sinkron të plotë me atë çka bëhet për lëndën e edukimit fizik në shkolla, edhe në shtetet e tjera evropiane. Fakti i mëposhtëm e vërteton këtë plotësisht. Në fillim të muajit në vazhdim, nga data 1 deri më 4 tetor 2015, në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, Shoqata Evropiane e Mësuesve të Edukimit Fizik (European Physical Education Assocation – EUPEA), zhvilloi Forumin e 26-të të saj. Në këtë shoqatë aderojnë 26 shoqata të shteteve të ndryshme evropiane. Anëtarja e 27-të me të drejta të plota është Shoqata e Mësuesve të Edukimit Fizik të Shqipërisë, që njohet ndryshe si “ShMEFSh”.

Kjo shoqatë, e para e këtij lloji në vendin tonë, është e re dhe zyrtarisht është themeluar në shkurt të vitit 2015 duke përfaqësuar kështu të gjithë mësuesit e edukimit fizik në Shqipëri. Ndër të tjera në programin e saj ka për qëllim edhe ngritjen profesionale të mësuesëve të edukimit fizik dhe përmirësimin e standardeve të mësimdhënies në orën e edukimit fizik në shkolla. Gjashtë muaj pas themelimit, në muajin korrik 2015, ajo u pranua si anëtare e Shoqatës Evropiane të Mësuesëve të Edukimit Fizik dhe një muaj më vonë, pikërisht në gusht, mori ftesën për t’u përfaqësuar në Forumin e 26-të të saj në Budapest të Hungarisë, i cili u organizua nga Federata Evropiane në bashkëpunim me Federatën Hungareze të Sportit Shkollor dhe me mbështetjen e Fondit Ndërkombëtar “Vishegrad”.

Mësuesit shqiptarë të edukimit fizik në këtë forum evropian u përfaqësuan nga presidenti i shoqatës Arben Becolli dhe anëtari i shoqatës Ervin Pepi. Sipas presidentit Becolli, pas kthimit nga kryeqyteti hungarez, në ditët e forumit u zhvillua edhe seminari me temë “Harmonizimi dhe diversiteti i kurrikulës së edukimit fizik në Evropë”. Po ashtu u diskutuan edhe shumë çështje të tjera ku vëmendje tërhoqën “Kurrikula e bazuar në kompetenca”, “Lënda e edukimit fizik zhvillohet nga specialist i fushës”, “Lënda e edukimit fizik zhvillohet tri orë në javë”. Materiali përmbante përgjigjet e pyetësorit të dërguar nga EUPEA vendeve anëtare, lidhur me çështje të ndryshme të kësaj teme.

Në përfundim të këtij seminari Shqipëria ishte unanimisht në krah të shteteve më të përparuara evropiane lidhur me përmbajtjen e lëndës së edukimit fizik dhe zhvillimin e tri orëve mësimore javore të kësaj lënde në programin mësimor. Gjatë seminarit u diskutuan edhe rekomandimet e grupit të ekspertëve të Bashkimit Europian mbi edukimin fizik, të cilat përkonin plotësisht me Platformën e Edukimit Fiziko-Sportiv. Një ndër elementët e kësaj platforme, të demonstruar prej përfaqësuesve të delegacionit shqiptar, ishte edhe Kartela Individuale e Nxënësit si pjesë përbërëse e Testeve të fitnesit, natyrisht e realizuar me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe MAS, e cila zgjoi interesin e të pranishmëve dhe u vlerësua si një risi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh