AlbanianSport.com 22/02/2024 19:30
ASNN – Toni Kros rikthehet tek gjermania. Mesfushori 34-vjeçar iu përgjigj pozitivisht ftesës së trajnerit për “Euro 2024”-ën. Kështu, Toni Krosi do të rikthehet për të luajtur për përfaqësuesen e Gjermanisë me efekt të menjëhershëm. Ka qenë vetë mesfushori që ka bërë të ditur lajmin e lumtur me një postim në rrjetet e tij sociale, duke sqaruar se iu përgjigj pozitivisht ftesës së trajnerit Nagelsman.
Përfaqësuesja gjermane e futbollit nuk po kalon një periudhë të mirë, por me Kampionatin Evropian të Futbollit që i vjen në shtëpi në verë, është koha që të mobilizohen të gjithë. Kështu, edhe Toni Krosi do të rikthehet për të luajtur për përfaqësuesen me efekt të menjëhershëm.
Ka qenë vetë mesfushori që ka bërë të ditur lajmin e lumtur me një postim në rrjetet e tij sociale: “Djema, do të flas shkurtër dhe pa dhimbje: nga marsi do të luaj sërish për Gjermaninë. Pse? Meqë më pyeti trajneri i përfaqësueses, jam entuziast dhe jam i sigurt se me ekipin mund të bëjmë shumë më tepër në Kampionatin Evropian nga sa besojnë shumica e njerëzve aktualisht.”
Ish-lojtari i Bajernit të Mynihut dhe tashmë i Realit të Madridit kishte vendosur të largohej nga përfaqësuesja e Gjermanisë pas Kampionatit Evropian të vitit 2021. Por, tani, ai është gati të rikthehet të ndihmojë skuadrën e tij. Pas një “pushimi” 3-vjeçar, “lideri” i mesfushës gjermane është rikthyer te 4-herë kampionët e botës, për një “vallëzim të fundit”, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, i cili zhvillohet në Gjermani.
Dhe vendimi për rikthimin në përfaqësuese ka ardhur është bërë i ditur nga vetë veterani 34-vjeçar i mesfushës së Realit të Madridit, teksa me anë të një postimi, në profilin e tij zyrtar, në rrjetin social, “Instagram” ai u ka dhënë lajmin e mirë tifozëve të Gjermanisë, të cilët prej thuajse 10 vitesh tashmë po shohin “rënien e lirë” të përfaqësueses së tyre të preferuar.