Edhe Kombëtarja i thotë “Jo” duhanit, Beqaj: Sporti, shëndeti i të rinjve

Share Button

Jo-Duhanit-Kombetarja

AlbanianSport.com 07.10.2014 22:55

ASNN – Fushata “Shqipëria Jo duhanit!” ka zbarkuar edhe në kampin e Kombëtares kuqezi dhe Ministri i Shëndetsisë, Ilir Beqaj, e ka vlerësuar sportin si faktor të rëndësishëm për një jetesë pa duhan. Ministri i Shëndetësisë, i shoqëruar nga Zëvendësministri z. Klodian Rjepaj, Kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe drejtues e punonjës të tjerë të sistemit të kujdesit shëndetësor, zhvilloi një takim sot me ekipin kombëtar të futbollit në në kuadrin e mbështetjes që përfaqësues të shoqërisë civile dhe personalitete të shquara të sportit, artit, kulturës e shkencës po japin për Nismën “Shqipëria Jo Duhanit”.

Ekipi kombëtar i futbollit është aktualisht në fazën stërvitore në vigjilje të ndeshjes së të shtunës me Danimarkën, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit “Francë 2016” dhe Ministri Beqaj pati rastin të takohet me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka dhe drejtues të tjerë të institucionit më të lartë të futbollit në vend, kapitenin e ekipit Lorik Canaj, trajnerin Xhovani De Biazi dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit tonë përfaqësues.“Ne besojmë se mbrojtja e shëndetit nga duhanpirja, është një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor, por pa dyshim të Ministrisë së Shëndetësisë,” – tha Ministri Beqaj.

“Jemi të bindur se duhet të punojmë në shumë plane, përveç zbatimit rigoroz të ligjit bashkë me ndryshimet e reja, – ka vijuar ai. – Është shumë e rëndësishme të promovojmë tek të rinjtë sportin.” Të gjithë lojtarët e përfaqësues sonë të futbollit i’u bashkuan njëzëri nismës së “Shqipëria Jo duhanit”, e cila u lançua javën e parë të shtatorit nga disa organizata dhe aktorë të shoqërisë civile, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, me synim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për t’i thënë ndal duhanpirjes.

Lojtarët e ekipit tonë përfaqësues u shprehën se kjo është një përpjekje që duhet ta bëjmë bashkërisht, duke përcjellë mesazhin edhe te rinia se, duhanpirja është realisht e dëmshme për shëndetin. “Prandaj sot, – tha më tej z. Beqaj, “dëshiroj të falënderoj Ekipin Kombëtar të futbollit që pranoi ftesën tonë dhe iu bashkua nismës “Shqipëria Jo Duhanit”. Me këtë rast, i bashkohemi edhe ne urimeve të gjithë shqiptarëve, për t’i uruar Ekipit Kombëtar të futbollit: Suksese në dy ndeshjet e radhës!”

https://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=45qcDjQptkU

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

AlbanianSport.com 13/03/2024 17:30 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë për të dytin

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh