AlbanianSport.com 14.01.2015 10:10
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, së bashku me stafin e tij me në krye sekretarin e përgjithshëm Stavri Bello, dje i është bashkuar nismës së Ministrisë së Mjedisit.
Në një pozim me një baner përpara, KOKSH i bashkuar nismës “Mbro mjedisin”.
Dhe teksti i banerit të KOKSH ka qenë: “Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mbështet e ndikon në ruajtjen, pasurimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Bëjmë sport në një ambient të pastër! Ndiko dhe ti!”.
Është ndër rastet e rralla që një institucion i tillë sportiv i bashkohet këtyre nismave, por që gjithsesi rrit dhe mbështet një sport të shëndetshëm.